Efektivat e Policise se Shtetit me uniforme te re
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka nisur shpërndarjen e uniformës së re në të gjithë repartet dhe drejtoritë e qarqeve. Për herë të parë për ndërtimin e një uniforme janë studiuar masat trupore të punonjësve të policisë, ndërsa lënda e parë dhe cilësia janë çertifikuar nga institucione të BE-së. Drejtori i Ekonomisë në Policinë e Shtetit shprehet se në ndërtimin e uniformës së re ruhet historiku i policisë dhe simbolet kombëtare.
Në këtë mënyrë, viti 2012 i gjen efektivat e Policisë së Shtetit me një uniformë të re me përqasjen dhe cilësinë e uniformave të kolegëve të tyre të Europës Perëndimore.
Uniforma ka nisur shpërndarjen në të gjitha repartet dhe qarqet e policive, dhe pritet që në 13 janar në 99 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, të bëhet prezantimi i parë me uniformën e re.
Ka qenë një periudhë e gjatë studimi, projektimesh dhe tenderime për të përzgjedhur projektin dhe cilësinë më të shëndetshme dhe më të prezantueshëm për punonjësin e policisë.
Një risi ka qenë përfshirja e grupit të ekspertëve që kanë ndjekur nga projektimi, përzgjedhja e cilësisë për formën dhe lëndën e parë, të jenë pjesë e mbikqyrjes dhe revizionimit të zbatimit të kontratës.
Marrja e masave trupore dhe studimi i kryer nga Universtiteti Politeknik i Tiranës për herë të parë thyen tabunë e prodhimit në seri dhe paraqitjes deri diku qesharake të uniformave të mëparshme të përdorura nga policia e shtetit.
Gjithashtu është gjetur zgjidhja edhe për dallimet përkatëse për uniformat që veshin punonjëset femra nga meshkujt.