E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia 31-vjeçari i dënuar me 14 vjet burg

TIRANE - Ekstradohet nga Italia shtetasi Florian Nasufi, i dënuar nga gjykata e Elbasanit me 14 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Policia e Shtetit bëri të ditur se 31-vjeçari u ekstradua nga Milano pasditen e sotme, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera dhe shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar e provuar se Nasufi në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të përdhunojë dhe të shfrytëzojë për prostitucion një shtetase të mitur, në shtator të vitit 1999.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, 31-vjeçari Nasufi iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›