Tiranë, e vetëshpallura shenjtore Eleonorë vetëvritet për pronën
TIRANË- Vetëvritet me armë zjarri tip pistoletë TT, e vetëshpallura shënjtorja Eleonorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 në lagjen ‘Komuna e Parisit’ në kryeqytet.
Trupi i pajetë i të ashtuqujatur shënjtore është gjetur nga vajza e saj, në katin e parë të ndërtesës, që ndodhet brenda sektit fetar.
Kanë qenë forcat e komisariatit numër 1 dhe më pas ato të komisariatit numër 2, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarja, të cilët kanë gjetur në banesën e të ndjerës një letër për Zotin dhe besimtarët e sektit të saj, të cilën e kishte shkruar para se ajo ti jepte fund jetës.
Në letrën e të vetëshpallurës shenjtore thuhej: “Më mirë të vras veten se të le tokën e shenjtë”.
Nga hetimet paraprake mësohet se ndërtesa e misionit ‘Eleonora’ vitet e fundit ka pasur probleme pronësie me familjen Vorpsi dhe ky fakt dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes së gruas.
Mësohet se në momentin e aktit të vetëvrasjes, në sektin e të ndjerës ka qen i pranishëm roja i institucionit fetar i cili ka dëgjaur edhe krismat e armës së zjarrit. Ndërkohë policia po bën ekzaminimet dhe verifikimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë i besimtares është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore.
KONFLIKTI PËR PRONËSINË
Eleonora Bregu, e vetëquajtura Shenjtorja Eleonorë, prej vitesh kishte ngritur një qendër fetare besimi në zonën e Komunës së Parisit, ku ka pasur probleme të vazhdueshme me pronarët e tokës. Sekti fetar i quajtur ‘Eleonorë’, sipas të ndjerës bënte mirë dhe u jepte njerëzve shpresë.
Nga ana tjetër familja Vorpsi pretendon pronësinë e truallit, ku është ndërtuar sekti, mbi bazën e domkumentacionit që ajo disponon. Sipas familjes Vorpsi e ndjera e ka ndërtuar ndërtesën në mënyrë të paligjshme.
PRECEDENTI
Pak vite më parë e vetëshpallura Shenjtore u bë protagonistë e një skandali tjetër kur njoftoi në polici se disa persona kishin n tentuar ta helmonin në gjumë” Kallëzimi u hetua nga policia dhe rezultoi i rremë.
(el.me/BalkanWeb)