Pasaportat biometrike, ministria e Bredshme procedurë të re aplikimi
TIRANË- Ministria e Brendshme me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nxjerrë më 11 nënor të këtij muaji një udhëzim të ri mbi “Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministria e Brendshme bën të ditur se "shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit".
(el.me/BalkanWeb)