E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkujtohet ne Shkoder 21 vjetori i demonstrates antikomuniste

21 vite më parë, me 13 dhjetor 1990, në qytetin e Shkodrës u organizua demonstrata antikomuniste, ku studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” iu bashkuan edhe turmat e mëdha të qytetarëve shkodranë. Krahas reagimit dhe protestave të ashpra publike në rrugët e qytetit të Shkodrës ndaj regjimit komunist, shkodranët ishin të parët në Shqipëri që hodhën në erë bustin e diktatorit Enver Hoxha duke i hapur rrugë më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në të gjithë vendin tonë.

Në përkujtim të kësaj date, anetarë Shoqatës Antikomuniste “13 dhjetori 1990”, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të degës Shkodër, drejtues të qeverisjes vendore, deputetët e Partisë Demokratike të Qarkut Shkodër, vendosen kurora me lule pranë memorialit kushtuar kësaj ngjarje të shënuar si dhe pranë memorialit të 2 Prillit, kushtuar katër heronjëve të demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka.

“Për mua, për gjithë popullin shqiptar, për gjithë ata që kanë aspiruar dhe luftojnë për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri europiane, ju jeni heronjtë e lëvizjes demokratike, pavarësisht se të gjithë biem dakord se në atë kohë ishit më shumë se heronj, sepse ishit pjesë e një akti që këtu në Shkodër kishte filluar kohë më parë, që Partia Demokratike, pluralizmi politik, kishte si qëllim demokracinë”, u shpreh gjatë një takimi që pati me anetarë të shoqatës antikomuniste “13 Dhjetori”, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone.

Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, gjatë një prononcimi për mediat, u shpreh se “kjo ditë është shumë e shënuar, jo vetëm për qytetin e Shkodrës, por për të gjithë Shqipërinë, sepse pikërisht me 13 dhjetor të viti 1990, pas një demonstrate antikomuniste, në ballë të së cilës ishin studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, që të mbështetur nga i gjithë komuniteti, mbushën rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës në protesta kundër regjimit komunist dhe diktatorit Enver Hoxha”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›