E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Grabitet me arme nje supermarket asnje i lenduar

Nje supermarket është grabitur me armë në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi rreth 19:50 minuta në lagjen “Kastrioti”.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 2 persona të maskuar kanë hyrë brenda mjediseve të supermarketit dhe nën kërcënimin e armës i janë drejtuar shitëses duke i kërkuar të gjitha paratë që kishte në arkë.

Sipas të dhënave të para mësohet se shitësja e frikësuar i ka dhënë të gjitha paratë grabitësve. Policia mbërriti në vendgjarje menjëherë pas njoftimit për grabitjen dhe po heton për zbardhjen e identitetit të autorëve.

Dëshmitë e para janë duke u marrë nga punonjësit e supermarketit, por edhe nga disa kliente që ndodheshin në atë kohë aty.

Policia nuk ka dhënë ende njoftim zyrtar për ngjarjen por mësohet parparakisht se nuk ka pasur të shtëna në ajër dhe as të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›