E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari me pushkatim

Arrestohet në Itali pas 23 vjetësh kërkim i dënuari me vdekje në 1988 në Shqipëri. Sipas policisë së Shtetit zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana bënë me dije se në Caserta, Itali, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë Alit Nurka, 51 vjec, lindur në Marinëz-Fier. Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të drejtësisë shqiptare pasi për të gjykata e Fierit, me vendimin nr.27, datë 01.03.1988 e ka dënuar Nurkan, me "Vdekje me pushkatim", për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje për shkaqe të dobëta" parashikuar nga nenet 84/a, 31/a dhe 25, te Kodit të vjetër Penal të Republikës së Shqipërisë. Por ky dënim i dhënë nga gjykata 23 vjetë më parë me dekretin nr.7214, datë 13.04.1998, Alit Nurkës i falet jeta dhe dënimi i konvertohet në 25 vjet burg. Por që nga moment i arrestimit në 1988 e deri në 1997, 51 vjeçari ka qendruar në burg ku ka kryer 11 vjet më pas ai është arratisur nga burgu në këtë vit. Aktualisht i kanë mbetur edhe 14 vjet burg. Sipas policisë Nurka, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi më datë 04.02.1988, në fshatin Marinëz, rreth orës 08:30, ka vrarë Rajmonda Gremin, me mjete prerëse dhe shkak ka qenë për motive të dobëta. Mësohet sipas uniformave blu se ngjarja e ndodhur 23 vjet më parë ka pasur si qëllim refuzimin e viktimës, Rajmonda Gremi, pas propozimit të autorit për martesë. Ky i fundit më pas e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur. Pas kësaj ngjarje Nurka ishtë dënuar në 1988 me vdekje sipas kodit penal të vjetër. Ky dënim më pas u ngrit deri në vitin 1995, ku edhe pse jepej nga gjykata nuk ekzekutoheshin, ndërsa në 1998 me miratimin e kushtetutës dënimi me vdekje u hoq nga kodi penal dhe të gjithë të dënuarit me këtë dënim u është konvertuar dënimi ne burg përjetë apo edhe 25 vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›