E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqinin, peshkonin me dinamit, plagosen

Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Peqin ndërsa u ka shpërthyer dinamiti teksa gjuanin peshk në lumin Shkumbin.
 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit ku shtetasit Gentjan Rexha 35 vjeç dhe Eduart Dushku 45 vjeç janë plagosur ndërsa u ka shpërthyer lënda plasëse të cilën ata e përdornin për të kapur peshk.
 

Të dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin kirurgjikal të Elbasanit dhe sipas mjekëve ata kanë pësuar dëmtime në trup por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›