E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i kërkuari për prostitucion

Interpol Tirana në bashkëpunim Interpol Romën ka bërë të mundur ekstradimin nga Milano, drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Bedri Tafil Zdrava, vjeç 54, lindur në Kuçovë. I ekstraduari Bedri Zdrava ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e kishte dënuar me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "shfrytëzimit të prostitucionit". Sipas burimeve të policisë Zdrava ka detyruar me forcë shtetasen N.K. të ushtrojë prostitucion në Itali dhe në Francë. Ndërkohë policia njofton se në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›