E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Të rritet cmimi i energjisë, jemi nën kosto

TIRANE- Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare mbështet rritjen e cmimit të energjisë elektrike. Drejtori Muharrem Stojku tha se KESH është dakord me propozimin e OSSH-së për të rritur çmimin, pasi sipas tij energjia e shitur është nën kosto.

“KESH vetë ka aplikuar në këtë rritje për çmimin e energjisë për tarifën që ka vetë KESH. Këtë aplikim e kemi dërguar në Entin Rrregullator të Energjisë, që përcakton në mënyrë sasiore, se sa do të jetë çmimi i energjisë. Ne kemi kërkuar një tarifë minimale të mundshme, në mënyrë që të arrijmë kostot dhe disa variante mbi kostot. Ne kemi kërkuar që çmimi i kostos të jetë 2,55 lekë. Cmimi i kostos tonë na del duke shlyer edhe detyrimet për brenda afatit 5 vjecar, pa kryer investime të mëdha” u shpreh Stojku.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›