Festivali italian në Shqipëri, nga 26 tetori deri në 8 nëntor
TIRANE-Është prezantuar gjatë një konference për shtyp, edicioni i dytë i Festivalit Italian në Shqipëri, i organizuar nga instituti Italian për tregëtinë e jashtme. Gjatë prezantimit ishte i pranishëm edhe ambasadori Italian në Tiranë, Sabah D`Elia. Në fjalën përshëndetëse, ambasadori D“Elia theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera në të gjitha fushat, mes Shqipërisë dhe Italisë. D”Elia tha se Italia është partneri kryesor dhe tradicional i Shqipërisë në fushën ekonomike.
Aktiviteti “Javet italiane në Shqipëri” i cili do të zhvillohet nga data 26 tetor deri me 8 nëntor, në kuadër të festivalit Italian i dedikohet informacionit, promovimit të imazhit dhe stilit të jetesës italiane si dhe krijimit të mundësive për biznes dypalësh. Sektorët e përfshirë në këtë aktivitet janë agroushqimet, restorantet, kozmetika dhe veshjet.
(e.n/News24/BalkanWeb)