Të afërmit e Dritan Dajtit ankohen në Prokurori
TIRANE-Gruaja e Dritan Dajtit, Dorela Dajti dhe Hasan Dajti, babai i autorit të masakrës se 7 Gushtit në Durrës kanë trokitur sërish dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dorela dhe Hasan Dajti u kanë kërkuar prokuroreve të çështjes të ndërhyjnë për të mundësuar operacionin kirurgjikal të Dajtit si dhe një takim me të në ambientet e spitalit të burgut. Dorela Dajti dhe babai Hasani Dajti shkuan dje paradite rreth orës 11:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku sipas burimeve burime, familjarët janë ankuar për atë që ata e cilësojnë trajtim jo korrekt në spitalin e Burgut të Dritan Dajtit. Ne takimin qe ka zgjatur 30 minuta familjarët kanë këmbëngulur që Dajtit ti kryhet ndërhyrja kirurgjikale pas dy plumbave që ai ka në trup.
27 Gusht 2009