E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia trafikanti i denuar

TIRAN- Ekstradohet nga Italia nje person i kerkuar nga Policia Shqiptare per akuzen e trafikimit te femrave dhe shfrytezimit per qellime prostitucioni. Klodian Gjini 44-vjec nga fshati Kcire i Pukes banues ne Durres u ekstradua dje nga zyra e Interpol Tiranes pasi rezultonte ne listen e te kerkuarve e madje ishte i denuar.


Per te Gjykata e Pukes ne 18 mars te viti 2004 ka dhene vendimin e denimit me 12 vite burg per vepren penale te trafikimit dhe shfrytezimit te femrave per prostitucioni. Gjini mesohet se eshte denuar nga Gjykata e Pukes ne mungese pasi ai ishte ende ne kerkim ndersa akuzohej per trafikimin e nje vajze nga Puka.


Ne vitin 2002 sipas burimeve te Policise ai kishte trafikuar dhe me pas shfrytezuar ne Itali nje vajze te ciles fillimisht i kishte premtuar formulen klasike se do te martoheshin se bashku. Pas lidhjes me te dhe dergimit ne Itali ai mesohet se ka shfrytezuar te demtuaren per prostitucion ne Itali. Pas denoncimit te te demtuares policia nisi hetimet dhe Prokuroria dergoi dosjen ne ngarkim te tij ne Gjykaten e Pukes.


Pas disa muajsh hetim ai eshte denuar nga Gjykata e Pukes me 12 vite burg. Sipas policise i ekstraduari Klodian Gjini ka detyruar te ushtroje prostitucion ndaj nje shtetase shqiptare 16-vjecare ne vitin 2002. Ky person nepermjet mashtrimit i kishte premtuar te demtuares se do martoheshin ne Itali ndersa bashke me te kishte udhetuar drejt ketij vendi. Gjate gjithe kohes se qendrimit ne Itali e ka detyruar ate te ushtroje prostitucion- tha policia ne deklarimin e saj zyrtar.


Nderkaq pas shpalljes se tij ne kerkim dhe denimit te tij Gjini kishte mundur te fshihej per disa vite. Me teper se nje vit me pare ai u arrestua me qellim ekstradimin e tij drejt Shqiperise veprim qe u krye dy dite me pare nga Interpoli ndersa iu dorezua Drejtorise se Burgjeve e cila eshte pergjegjese per vuajtjen e denimit te tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›