Dyshohen si grabites me arme 5 ne pranga

RENEA ndaloi personat ne nje kasolle ne Sharre ku iu bllokuan automatike maska dhe paruke
Hetuesit thone se personat mund te jene autore te grabitjes se dy bankave dhe krimeve te tjera
TIRAN- Pese persona u arrestuan dje nga Policia e kryeqytetit nepermjet ndihmes se trupave te RENEA-s te dyshuar si pjesetare te nje grupi grabitesish bankash ndersa atyre iu konfiskuan kater automatike disa maska dhe sende te tjera qe dyshohet se jane sende qe perdoreshin nga personat ne veprimet e tyre kriminale.
Verifikimet paraprake te Sektorit te Hetimit te Krimeve te Renda dhe seksioni i Grabitjeve me Arme dhe me dhune hedhin poshte dyshimet paraprake te tyre ndersa personat u arrestuan vetem me akuzen e armembajtjes pa leje ne bashkepunim. Sajmir Taci banues ne Sharre i denuar me pare per vjedhje dyshohet se eshte personi kryesor i grupit te goditur te enjten ne darke gjate nderhyrjes se RENEA-s per llogari te policise se kryeqytetit.
Emrat e personave te tjere nuk u bene te ditur nga policia e kryeqytetit. Drejtori i Policise se Tiranes Sajmir Mucaj tha se detajet e hetimit do te beheshin te ditura gjate dites se sotme ne nje konference per shtyp qe pritej te organizohej.
Pavaresisht momentit te pare entuziast te policise hetimet e metejshme sipas burimeve ende nuk kane nxjerre prova te tjera qe perfshijne te dyshuarit ne keto krime pavaresisht informacioneve te detajuara qe ka pasur se ata ishin grup i rrezikshem kriminal. Marrja ne pyetje e te dyshuarve nga specialistet e seksionit te grabitjeve nuk ka nxjerre elemente te rendesishem per hetimin ndersa vete personat nuk kane dhene shume detaje te rendesishme per hetimin.
Arrestimet e pese personave u bene te ditur per Shekullin nga burime te Policise se kryeqytetit qe thane se operacioni i nderhyrjes u realizua nga efektivet e RENEA-s te cilet ishin kerkuar per nje nderhyrje te specializuar pasi cilesoheshin te rrezikshem nga efektivet e policise.
Personat e shoqeruar dhe te kapur ne flagrance me kater arme zjarri automatike dyshohen se jane autore te nje serie grabitjesh bankash ne Tirane.
Dy nga keto grabitje te dyshuara mendohet se kane ndodhur gjate muajit te fundit ne kryeqyteti ne rrugen Konferenca e Pezes prane parkut te autobuseve si dhe nje tjetre ne rrugen Irfan Tomini prane kryqezimit te rruges qe te dergon per ne Selite.
Ne momentin e arrestimit vec armeve te bllokuara personave nga efektivet e RENEA-s policia iu ka gjetur personave edhe disa maska dhe sende te tjera qe per policine dhe per hetuesit eshte konfirmim i dyshimeve te tyre se personat ishin te rrezikshem dhe se mund te jene te perfshire ne nje seri grabitjesh me dhune dhe me arme ndaj objekteve te rendesishme financiare ne vend.
Nderhyrja e RENEA-s
Personat u dorezuan sapo degjuan emrin
Rreth ores 2000 te mbremjes se te enjtes Drejtoria e Policise se Tiranes kerkoi mbeshtetjen e Forcave te RENEA-s pasi nevojiteshin per te nderhyre ne nje banese ne te cilen qendronin persona te armatosur te dyshuar si grabites.
Menjehere trupat e RENEA-s u drejtuan per ne adresen e lajmuar nga policia ndersa u kerkuan edhe disa patrulla nga policia e komisariatit nr.6. Specialistet e hetimit te Grabitjeve dhe te Zyres se Krimeve te Renda drejtonin veprimet ne terren per te ndaluar personat. Kur policia mberriti ne nje barake ne fshatin Sharre te Tiranes RENEA rrethoi zonen ne nje perimeter te ngushte pa u kuptuar.
Nderkaq kur ishte e sigurt qe personat ishin brenda dhe se nuk kishin asnje shteg per tu larguar pasi ndodheshin nen vezhgimin e snajpereve te RENEA-s atyre iu kerkua qe te dilnin me duar lart.
Jeni te rrethuar nga RENEA dorezohuni dhe dilni me duart lart pas pak momentesh hezitimi personat nisen te dilnin nje nga nje ndersa me pare ata ishin lajmeruar se ishin nen vezhgimin e snajpereve dhe levizjet e dyshimta mund tiu kushtonin jeten. Kaq u desh dhe personat braktisen kasollen ndersa iu dorezuan efektiveve te RENEA-s te cilet kryen kontrollin fillestar ne kasolle. Me pas kur zona ishte qeruar prej ketyre aty mesyne efektivet e Drejtorise se Policise se Tiranes te cilet nisen kontrollin e kasolles dhe keqyrjen fizike te objektit.
Ekspertet kriminaliste ne vendin e ngjarjes nisen veprimet e tyre me qellim administrimin e provave qe ndodheshin dhe gjendeshin aty. Nga kontrolli dhe keqyrja e kryer policia gjeti kater automatike dy motocikleta pinca dhe gershere te qe perdoreshin per prerje telash dhe hekurash te kalibrave te trashe maska paruke dhe elemente te tjere qe sipas hetuesve ishin prova se te kalibrave te trashe maska paruke si dhe nje sasi e konsiderueshme municionesh. Te gjitha keto sipas hetuesve ishin elemente dhe prova se personat e mesiperm ishin implikuar dhe perfshire ne veprimtari grabitese.
4 automatike Kallashnikov
4 motocikleta
3 maska
1 pale paruke
1 pale pinca per prerje hekurash
1 pale gershere per prerje teli
nje sasi e konsiderueshme municionesh
5 persona u ndaluan nga policia e Tiranes gjate mbremjes se te enjtes duke u gdhire dita e djeshme ne Sharre te Tiranes ndersa dyshohet se jane pjese e nje rrjeti grabitesish.
2 banka te rendesishme ne zonen e ish- parkut te autobuseve dhe te Selites dyshohet se jane grabitur nga personat e mesiperm gjate muajit janar ndersa nuk behen te ditur te dhena per ta.