E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia "trafikanti" i femrave

TIRANË - Është ekstraduar dje nga Interpol Tirana i dënuari në mungesë me shtatë vjet burg për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, Dashamir Koka, 36 vjeç, nga Durrësi.


Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Shtetit të cilët pohuan se 36- vjeçari Koka, u ekstradua nga Italia për të vuajtur dënimin e mbetur në Shqipëri, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një vendimi të dy viteve më parë të dhënë nga Gjykata e Durrësit ndaj tij.


Koka është dënuar që në vitin 2006, me shtatë vjet heqje lirie, pas akuzave të provuara nga prokuroria se ai ishte kishte trafikuar dhe shfrytëzuar disa femra për qëllime prostitucioni. Sipas vendimit të Gjykatës, femrat e shfrytëzuara ishin trafikuar nga Moldavia dhe më pas ishin trafikuar në...................................... Moldavi.


Sipas burimeve zyrtare të Policisë, është provuar nga Gjykata e qytetit bregdetar se gjatë periudhës Maj 2000 deri në shkurt të vitit 2003, i ekstraduari pasi ka blerë një shtetase moldave me inicialet A. D, e ka trafikuar në shtetin italian për qëllime prostitucioni.


Të njëjtat burime sqarojnë se 36- vjeçari nga qyteti i Durrësit, e ka blerë tek disa shqiptarë moldaven, të cilën e ka dërguar më pas në shtetin fqinj për të ushtruar prostitucion. i kërkuari nga drejtësia shqiptare ishte arrestuar në tetor të viti 2008 në kryeqytetin italin, në Romë, për llogari të autoriteteve shqiptare.

Dashamir Koka është dënuar në mungesë nga Gjykata e Durrësit, pasi ky i fundit është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, duke i shpëtuar arrestimit të Policisë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›