Zgjedhjet, kush do numërojë votat
TIRANË- Lëvizjen Socialiste për Integrim, përveç dy partive të mëdha që bënë një Kod Zgjedhor kundër pëlqimit të saj, nuk e do as fati. Pasi nuk mundi të sigurojë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KZAZ-të dhe KQV-të, kjo forcë do të ketë përfaqësimin më të pakët edhe në grupet e numërimit të votave.
Goglat e hedhura dje nga KQZ-ja kanë qenë kundra saj, duke i dhënë të drejtën që të ketë anëtarin e katërt në grupet e numërimit të votave, në vetëm 12 Zona të Administrimit të Zgjedhjeve (ZAZ) nga 66 që janë gjithsej.
Fati ka ndëshkuar gjithashtu republikanët, ndërsa ka favorizuar ndjeshëm forcat e tjera të vogla parlamentare, që u lind e drejta të kenë përfaqësues në grupet e numërimit të votave.
Shorti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur dje shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave (GNV), ku në bazë të Kodit Zgjedhor kanë pasur të drejtë të konkurrojnë me fatin 8 subjekte zgjedhore dhe përkatësisht 4 të djathta, PR-ja, PAD-ja, PDK-ja dhe PAA-ja, si dhe 4 të majta PSD-ja, LSI-ja, PBDNJ-ja dhe PDS-ja.
Shorti i hedhur ka rezervuar jo pak surpriza, ku më të dëmtuarat natyrisht kanë qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, në spektrin e pakicës parlamentare dhe Partia Republikane, në spektrin e shumicës parlamentare.
LSI-në duket se e ka dënuar pikërisht kundërshtimi që ajo i bëri një ditë më parë propozimit të demokratëve për të hedhur një short që synonte të krijonte mundësinë që të gjitha forcat politike, që kanë të drejtë të kenë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve, të përfaqësoheshin në to në një numër të barabartë ZAZ-sh.
Kështu, kjo forcë, nga 66 herë që janë hedhur goglat, ka qenë me fat vetëm 12 herë dhe, më e rëndësishmja, duket se është ajo në ZAZ-në numër 4, që përfshin zonën e Skraparit në Qarkun e Beratit, ku dhe pretendon të nxjerrë një deputet.
Por fati ka qenë katastrofë në të 11 ZAZ-të e kryeqytetit, ku ajo nuk do të ketë asnjë numërues votash, çka e detyron tashmë atë që t'i ruajë votat e saj vetëm me vëzhgues. Ndërkohë, nga forcat e spektrit opozitar ka bërë "bingo" Partia Demokracia Sociale, e Paskal Milos dhe Partia Socialdemokrate, e Skënder Gjinushit, të cilat do të kenë anëtarin e katërt të GNV-ve, respektivisht në 21 dhe 19 ZAZ.
Por fati për PDS-në s'ka mjaftuar me kaq, pasi ajo falë goglave do të ketë anëtarin e katërt të GNV-së edhe në dy nga katër ZAZ-të me numër më të madh zgjedhësish, siç është ajo e Bashkisë Durrës, me 147 mijë zgjedhës dhe ajo e Bashkisë Elbasan, me 93 mijë zgjedhës.
Ndërkohë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për PBDNJ-në, e cila do të ketë anëtarin e katërt të GNV-ve në 14 ZAZ, midis të cilave 5 në Bashkinë e Tiranës, si dhe në atë të Bashkisë Sarandë dhe komunës Lukove, ku dhe ka një mbështetje të konsiderueshme për shkak të përqendrimit të komunitetit minoritar.
Megjithatë, edhe PBDNJ-ja mund të konsiderohet e pafat, pasi nuk ka mundur që të sigurojë një anëtarë në GNV-të e ZAZ-së 62, ku përfshihet zona e Himarës.
Mazhoranca
Ashtu si në të majtë, edhe në të djathtë ka pasur të humbur dhe të fituar. E ndërsa në të majtë ka qenë LSI-ja e dënuara e fatit, në të djathtë ka qenë Partia Republikane, e cila do të ketë numrin më të pakët të anëtarëve në GNV, më saktë në vetëm 11 ZAZ.
Por, nga ana tjetër, PDK-ja është favorizuar më shumë nga të gjitha forcat politike, që kishin të drejtë të merrnin pjesë në të, duke arritur që të fitojë të drejtën për t'u përfaqësuar me anëtarin e tretë të GNV-ve në plot 23 ZAZ, duke filluar nga Kuçova, për të vazhduar në 3 ZAZ të Bashkisë së Tiranës dhe për të përfunduar me Vlorën.
Shorti ka favorizuar edhe PAD-në e Cekës, e cila do të ketë anëtarin e tretë në GNV-të e 17 ZAZ-ve, di dhe PAA-në e Xhuvelit, e cila do të ketë anëtarin e tretë në dy nga ZAZ-të me numër më të mëdha zgjedhësish dhe konkretisht në Shkodër dhe Elbasan.
ZAZ Anëtari i tretë i GNV-ve Anëtari i katërt i GNV-ve
1 PR PSD
2 PAD PDS
3 PDK PSD
4 PAD LSI
5 PR LSI
6 PDK LSI
7 PR PBDNJ
8 PDK PDS
9 PR PSD
10 PDK PSD
11 PDK PSD
12 PAA PDS
13 PR PSD
14 PDK LSI
15 PR PDS
16 PDK LSI
17 PR PBDNJ
18 PR LSI
19 PAA PDS
20 PAA PBDNJ
21 PAA PDS
22 PDK PSD
23 PAD PSD
24 PAD PDS
25 PAA LSI
26 PAD PDS
27 PDK PSD
28 PAA PDS
29 PAD LSI
30 PDK PDS
31 PAD PDS
32 PAD PDS
33 PAD LSI
34 PDK PSD
35 PAA PDS
36 PAD PDS
37 PAD PSD
38 PAD LSI
39 PAA LSI
40 PAA PBDNJ
41 PDK PBDNJ
42 PAD PBDNJ
43 PAA PSD
44 PAD LSI
45 PDK PDS
46 PAA PBDNJ
47 PR PBDNJ
48 PDK PDS
49 PDK PDS
50 PAA PSD
51 PDK PBDNJ
52 PR PBDNJ
53 PAA PBDNJ
54 PDK PDS
55 PDK PSD
56 PDK PSD
57 PDK PDS
58 PR PSD
59 PDK PSD
60 PDK PSD
61 PAD PBDNJ
62 PAD PDS
63 PDK PSD
64 PAA PBDNJ
65 PAA PDS
66 PAD PBDNJ
Të dhënat
PR 11 anëtarë
PDK 23 anëtarë
PAA 15 anëtarë
PAD 17 anëtarë
PSI 12 anëtarë
PDS 21 anëtarë
PBDNJ 14 anëtarë
PSD 19 anëtarë
Të dhënat për ZAZ-të më të mëdha
ZAZ 8 Bashkia Durrës me 147 mijë zgjedhës
ZAZ 12 Bashkia Elbasan me 93 mijë zgjedhës
ZAZ 40 Bashkia Shkodër me 86 mijë zgjedhës
ZAZ 61 Bashkia Vlorë me 102 mijë zgjedhës