Grabitet dyqani i pjesëve të këmbimit
ELBASAN - Vetëm në mëngjes pronari i një dyqani ka zbuluar se si vjedhësit kanë arritur të marrin paratë e kasafortës, të cilat fatmirësisht nuk kanë qenë shumë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen "Shënkoll" kur gjatë orëve të natës persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga muri i pasëm, duke e shkallmuar atë dhe kanë arritur tek paratë.
Dyqani i pjesëve të këmbimit për automjete mendohet të jetë vjedhur aty pas mesnate. Personat kanë hapur murin dhe kanë arritur tek kasaforta nga ku kanë marrë rreth 600 mijë lekë. Ende nuk ka autorë të identifikuar.
Nga ana e ekspertëve janë grumbulluar prova në vendin e ngjarjes dhe pritet të bëhet edhe identifikimi i autorëve.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Aksidenton policin, procedohet 40-vjeçari
ELBASAN - Një polic është aksidentuar teksa kryente shërbimin në afërsi të një karburanti në dalje të qytetit, me drejtim Librazhdin. Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes kur një mjet tip "Benz" me targa të Tiranës i drejtuar nga shtetasi N.
Bajrami ka përplasur punonjësin e policisë, i cili ishte me shërbim në këtë aks. Menjëherë efektivi është transportuar në spitalin kirurgjik ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Sipas të dhënave nga policia, ai ka marrë mjekimet dhe ka dalë nga spitali. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është proceduar në gjendje të lirë për aksidentin.