E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, përplasen dy automjete, 4 të lënduar

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Kryqëzimi i Kosovës, kur dy mjete u përplasën fort midis tyre.

Për pasojë, janë lënduar shtetasja Orjeta Nikiç, 27-vjeç, me dy fëmijët e saj, e cila ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë, personi i katërt i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Florenc Cenaj, 30-vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje. /Start/

                                                                                             2011-12-31 09:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›