E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Roma një 37-vjeçar

Shtetasi Arben Adem Mlloja, vjeç 37, lindur në Shkodër, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me një vendim të datës 25.01.2010, ka caktuar për shtetasin e mësipërm masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese“ e mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Shtetasi Mlloja akuzohet se në datën 19.01.2010, rreth orës 14.00, në ambientet e Bar Restorant “Bexhistani“, në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur shtetasin Zamir S., ndërkohë që ka pasur si qëllim të vrasë një tjetër shtetas që ndodhej në tavolinën pranë tij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 08.04.2011, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit  Arben Mlloja. /Start/
 

                                                                                             2011-08-17 12:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›