E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët s’lejojnë specialistët të hyjnë në minierë

Gjatë ditës së sotme, specialistët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), nuk u lejuan të hyjnë në minierë për të këqyrur gjendjen e saj.

Specialistët shkuan për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga ndërprerja e punës, por ata nuk u lejuan të hynin në minierë nga minatorët me pretendimin se nuk ishin shoqëruar nga administratorët e firmës ACR, duke e cilësuar vizitën e tyre si presion që po i bëhet atyre për të ndërprerë grevën e urisë. Pas 24 ditëve grevë urie dhe më shumë se dy muaj protestë, minatorët e Bulqizës ende nuk kanë arritur marrëveshjen me firmën ACR.

Ata kërkojnë rritjen e pagës nga 20-40 për qind, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit si dhe largimin e administratorit të minierës së Bulqizës./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-08-17 12:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›