E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui: Dialog në emër të reformave

“U ripërsëris të njëjtin refren partive politike, për të nisur dialogun në mënyrë që të vijojnë reformat. Për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duhet të kryhen të gjitha reformat e kërkuara”, ka thënë Sekui nga Shkodra, gjatë vizitës në ekspozitën me temë “Evropa në zemrën time”.

Ai ka theksuar se perspektiva evropiane e Shqipërisë rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar, nëse politika nuk plotëson kushtet.

Lidhur me raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, kryediplomati evropian në Shqipëri u ka kërkuar partive politike të respektojnë rekomandimet e kërkuara për reformën zgjedhore. Sipas tij, raporti ka një mesazh të cilin partitë duhet vetëm ta pranojnë atë.
/Start/

                                                                                             2011-08-17 12:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›