ISHP: 9 raste të reja te dyshuara me AH1N1, mes tyre 2 fëmijë
TIRANE- Zyrtarisht në Shqipëri janë 20 të prekur me virusin e gripit të derrit. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se në vendin tonë janë 9 raste të reja të dyshuar me gripin e derrit. Specialistët e ISHP-së kanë thënë se 2 prej tyre janë fëmijë ndërsa 7 janë të rritur.
ISHP ka bërë të ditur se janë dërguar mostrat për të bërë analizat në Bukuresht të Rumanisë dhe se mjekët janë në pritje të rezultateve të cilat do të konfirmojnë nëse pacientët janë të infektuar me virusin AH1 N1.
Specialistët e ISHP-së thanë se dy nga pacientët janë shtruar në spital dhe janë nën kundesin e mjekëve. Njëri prej pacientëve është i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” , ndërsa personi tjetër ndodhet i shtruar në Senatorium, në periferi të Tiranës.
Deri tani në vendin tonë janë 20 rastet e konfirmuara me virusin AH1N1. Specialistët e ISHP-së- citon tv NEW24- kanë bërë të ditur se në shumicën e pacientëve, virusi ka qenë në formën e tij të butë.
(s.g, BalkanWeb)