E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Spanja "trafikantja e të miturve"

Esktradohet nga Madridi i Spanjes 24 vjecarja e dënuar për "trafikim të të miturave". Vajza nga qyteti i Beratit u arrestua në Madrid në 2007 dhe është dënuar nga gjykatat shqiptare me 15 vite burg. 

TIRANE- Interpol Tirana ekstradoi mbrëmë nga kryeqyteti i Spanjës një 24 vjecare nga qyteti i Beratit e cila është dënuar për trafik të të miturve. Sipas njoftimit të policisë ekstradimi i Valmira Mahmutajt është bërë mbrëmë rreth orës 23.20 minuta nga Madridi i Spanjës.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr. 34, datë 12.09.2006, e kishte dënuar 24 vjecaren me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të të miturve”, parashikuar nga neni 128/b 3 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi ishte marrë pasi në datën 09.12.2004, dy të mitura A.K, në atë kohë 13 vjece, dhe M. E , lindur në atë kohë 14 vjece kishin bërë kallëzimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ato kanë deklaruar se shtetasja Valmira Mahmutaj në bashkëpunim me persona të tjerë, nga qyteti i Sarandës kishin tentuar të kalojnë dy të miturat në Greqi, dhe më pas në Itali.

Arrestimi i 24 vjecares u bë më 8 nëntor 2007 si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Madridin.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›