E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq pengon punën në Portin e Durrësit

 

DURRËS- Reshjet e shiut që kanë nisur sot në orët e para të mëngjesit po pengojnë përpunimin e anijeve tregtare të ankoruara në kalatat e portit detar të Durrësit, ndërsa shumica e motopeshkatoreve janë rikthyer nga lundrimi për shkak të motit të keq.
Burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar bënë të ditur se "reshjet nuk e kanë penguar lundrimin normal të katër trageteve të linjës Bari-Durrës, të cilët kanë mbërritur sot paradite sipas grafikëve të parashikuar".
Sipas burimeve, sot pasdite pritet një traget tjetër nga Trieste, ndërkohë që reshjet e shiut kanë bllokuar procesin e ngarkim-shkarkimit të disa anijeve tregtare të ankoruara në portin më të madh të vendit.
Mëngjesi i sotëm ka rikthyer në qytetin bregdetar bashkë me reshjet e shiut edhe temperaturat 3-4 gradë më të ulta se sa mesatarja stinore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›