Interpoli i dorëzon SHBA-së vëllezërit shkodranë
Ekstradohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dy vëllezër shkodranë të cilët u arrestuan në Shkodër për llogari të
agjentëve amerikanë. Ata do të gjykohen për: "Mbajtje e shpërndarje të lëndëve narkotike"
TIRANE- Dy vëllezër shkodranë të arrestuar për llogari të FBI-së në qytetin e Shkodrës pak ditë më parë janë ekstraduar sot herët në mëngjes drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fatbardh dhe Verjan Shtiza, përkatësisht 37 dhe 30 vjec nga qyteti i Shkodrës do të gjykohen në Nju Xhersi për veprën penale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike”, bazuar në nenin 21, Kodi i SHBA, seksioni 846 dhe 841 (a)(1)(b)(1)(c).
Ekstradimi i tyre është bërë nga Interpol Tirana sot rreth orës 03.45 minuta.
Dy vëllezërit ë u arrestuan në qytetin verior të Shkodrës më 4 dhjetor të 2008 me qëllim ekstradimin e tyre drejt SHBA-së. Në datën 24.06.2008, Gjykata e Distriktit të Neë Jersey, USA, ka lëshuar urdhërin e arrestit nr. 08-4190 për këta shtetas. Ministria e Drejtësisë, me datë 25.02.2009, miratoi ekstradimin si dhe kryerjen e ekstradimit brenda datës 20.03.2009.
(s.g/BalkanWeb)