Rama: Zgjedhjet në rrezik, Topalli: Mos u frikësoni
Në konferencën e 13 ndërkombëtare të Këshillit të Atlantikut të Shqipërisë Rama deklaroi se procesi i zgjedhjeve është në rrezik. Kundërpërgjigjet Topalli: Askush s'duhet të ketë frikë nga zgjedhjet.
TIRANE- Në konferencën e 13 ndërkombëtare të Këshillit të Atlantikut të Shqipërisë, zv ambasadori amerikan në Tiranë zoti Stephen Kristin tha se shumë shpejt Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plotë në NATO.
“Si Shqipëria dhe Kroacia pas pranimit të tyre në NATO gjatë zhvillimit të samitit të Strazburgut më 2 prill do të ketë mundësi të japin kontributin e tyre në vendet të cilat nuk janë ende anëtare të Atlantikut Verior.
Në këtë takim që u zhvillua sot në Tiranë, ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cili vuri alarmin se procesi zgjedhor është në rrezik. Rama e lidhi këtë me procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit, i cili sipas tij po shkon drejt “qorrsokakut”.
Nga ana e saj në përgjigje të kundërshtarit politik, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli deklaroi se “askush nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet” duke e krahasuar një firkë të tillë me frikën e një personi që nuk ka hipur në avion.
Më tej kryetari i partisë më të madhe në opozitë garantoi se PS do të japi gjithnjë mbështetjen e saj në realizimin e reformave kyce për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.
(s.g/BalkanWeb)