E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër zhvillohet raundi i tretë i dialogut

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 18:49

Nesër në Bruksel do të zhvillohet raundi i tretë i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas një njoftimi të zyrës së kryenegociatores kosovare, Edita Tahiri, temat që do të diskutohen në këtë raund janë Energjia elektrike, Telekomunikacioni dhe Liria e lëvizjes.

Delegacionit të Kosovës i prin Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në ekipin e saj janë: Lirim Greiçevci-këshilltari politik i Kryeministrit Thaçi, Dren Zeka - këshilltari kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Gazmir Raci - këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Arjeta Rexhaj - këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri.

Gjithashtu në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe ekspertët e fushave përkatëse, Ali Hamiti – kryesues i ZRrE-së, Fadil Ismajli-kryeshef i KOSTT-it, Arben Gjukaj-drejtor i KEK-ut, Naim Bejtullahu-anëtar i bordit të KOSTT-it, Llyr Rowlands-këshilltar në KEK, Ekrem Hoxha-kryesues i ART-së, Lulzim Kurtaj-anëtar i bordit të ART-së, Elvis Pista-PTK, Bardhyl Jashari-këshilltar i Ministrit Bajram Rexhepi, Blerim Camaj, Sabahate Muharremi dhe Shkumbim Kastrati nga MPB.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›