Korçë, arrestohet 36-vjeçari i akuzuar për vrasje
Arrestimi i tij u krye, pasi mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) ai ka vrarë për motive të dobëta shtetasin Ilirian Seitllari, 41 vjeç, banor i fshatit Memlisht. Sipas hetimeve të policisë, të dy personat kanë qëndruar së bashku në një lokal Hudënisht, dhe kur kanë dalë jashtë u konfliktuan për motive të dobëta.
Policia tha se 36-vjeçari Baçi e ka goditur bashkëfashatarin e tij në kokë dhe më pas e ka shtyrë në një kanal buzë rrugës nacionale, ku 41-vjeçari Seitllari ka gjetur vdekjen. Sipas hetimeve të para të policisë, viktima ka qënë me detyrë punonjës tatimor. Trupi i tij i pa jetë është gjetur nga policia rreth orës 09.00 të ditës së sotme (e enjte) në vendin ku ndodhi konflikti.