E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenga: Nuk më shkarkuan, u largova

Nga Express më 25 dhjetor 2010 në ora 18:51

Nuk bëhet fjalë për shkarkim. Madje, është e kundërta. Është pikërisht trajneri italian, Walter Zenga ai i cili deshi të largohej nga klubi arab Al Nasr. Ish-portieri i Interit i ka sqaruar gjërat për agjencinë Ansa.

“Kanë kaluar gjashtë muaj që klubi nuk më paguan, as mua e as asistentët e mi. 20 ditë më pra ia kam dërguar një letër Federatës saudite, klubit dhe FIFA-s për këtë rast, pasi që nuk kemi marrë asnjë rrogë në prag të Krishtlindjeve. Askush nuk më ka kumtuar asgjë as në faks e as në ndonjë mënyrë tjetër. Jam unë ai që po pres një përgjigje”, u shpreh ish-portieri i përfaqësueses italiane.

Të shtunën, mediat e ndryshme evropiane dhe më gjerë shkruanin se ish-trajneri i Palermos dhe Catanias, ishte shkarkuar nga udhëheqësit e ekipit Al Nasr.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›