Zjarr në Ben-af
Zjarrfikësit dhe policia kanë intervenuar për të shuar një zjarr që ka përfshirë qendrën tregtare “Ben-af”, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore duke larguar të gjithë njerëzit nga ajo zone dhe makinat qe kanë qenë të parkuara në afërsi të objektit qe digjej, gjithashtu ka mbyllur rrugën “Agim Ramadani’’ për qarkullim të komunikacioni nga Mensa e Studentëve, deri të Parlamenti, për shkaqe sigurie dhe për të bërë të mundur punën e ekipeve, në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar policia, nëpërmes një komunikate shtypi.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.
Të lënduar nuk ka, ndërsa vlera e dëmit, sipas vlerësimeve fillestare, llogaritet të jetë e madhe.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i hetimeve Rajonale të Prishtinës.