Ekzagjerimi nga takimi i historianëve komunistë
Pasi analizuam në shkrimin e parë me një sy kritik idenë ‘tukididiane’ të z. Frashëri dhe të gjithë takëmit të tij të vjetër që i kanë mbyllur librat dhe literaturën mbi Luftën Botërore qysh me kujtimet e Çurçillit dhe tregimet mbi bëmat e Sorges dhe romanet sovjetike të Korolkovit, Jevtushenkos dhe Shollohovit apo me studimet e historianëve të tillë të kuq si O.Pllatonovi, J.Berzhkovi, J.Muhin e V.Karpov duam të theksojmë se shpesh herë në histori nuk kanë vlerë dokumentet e ‘tukididit’, por historitë ‘herodotiane’. Ja p.sh, e dini ju z. Frashëri se kush ka qënë vendimtar në Versajë më 1919? Unë e di që ju do të thoni menjëherë shpejt e shpejt se kanë qenë Llojd Xhorxhi, Klemansoja dhe Uillsoni. Nëse unë do tu jepja sipas ‘herodotit’ tre emra të tjerë si lordi Alfred Milner, kolonel Eduard House dhe armatorin çifuto-francez Zaharov, z. Frashëri që vdes për dokumente, do shqyente sytë i tromaksur duke më quajtur të çmendur dhe do më pyeste: Kini dokumente? Njëlloj sikur të më pyeste: Përse vrasësi nuk le gjurmë? Z. Frashëri nuk e kupton se Ll.Xhorxhi, Klemansoja dhe Uillsoni ishin tre administratorë rrogëtarë të aksionerëve të pushtetit real, i cili ishte i përqendruar në organizatat ‘Think tank Rounde Table’ dhe te CFR-ja (Council on Foreign Relation). Madje edhe kur Uillsoni realisht u çmend muajt e fundit të mandatit, gruaja e tij që dilte e shpallte gjoja mendimet e kukllës me tela të CFR-së, presidentit Uillson i merrte të gjitha këto të shkruara nga koloneli E.M.House. Pa dashur ta lodh z. Frashëri me historinë ‘pa dokumente’ do të shtoja duke i thënë se në gjysmën e dytë të shekullit të 19, njerëz si Albert Pike në SHBA dhe Xhuzepe Mazini në Evropë kanë qenë shumë më të fuqishëm se presidentët e tyre, perandorët dhe mbretërit që kapardiseshin nëpër takime, për të cilët vdes takëmi i historianëve si z. Frashëri. Natyrisht që kjo do të ishte akoma më tmerruese për këta historianë. Ndërsa nëse do t’i thoja se Revolucionin Francez të 1789-’93 nuk e bëri spontanisht populli francez dhe masat e tij të dashura që kanë vulosur historinë (kopetë e historisë) me në krye zhirondinët a jakobinët, por e bënë dhe e organizuan bavarezët si Moses Mendelsoni, Adam Weishaupt etj, në bashkëpunim me njerëz si Viktor de Requieti (markezi Mirabeau) dhe duka i Orleanit.
Pa u zgjatur, po vazhdoj me idenë komuniste të z. Frashëri mbi forcat dhe ngjarjet politike në Shqipëri gjatë kohës së Luftës së Dytë si dhe disa mendime mbi rolin e Mit’hat Frashërit. Që në krye të herës, mjafton të them se z. Frashëri i cili predikon ndryshimin e pozicionit të historianit në lidhje me ngjarjet në varësi të kohës kur shkruan si dhe në varësi të mjetit të tij më të dashur, dokumentit. Në të kundërt të kësaj, me përjashtim të ndryshimit sipërfaqësor të qëndrimit mbi E. Hoxhën (por jo mbi enveristat dhe veprimet e diktatorit në historinë e 50 vjetëve), në pikëpamjen e tij ndaj PKSH-së dhe Frontit nga njëra anë, dhe ndaj Ballit e Mit’hatit nga ana tjetër, z. Frashëri nuk ka evoluuar aspak. Ai vazhdon me tezën e Nexhmijes dhe z.Berisha, se deri në vitin 1939 kur republikani M. Frashëri nuk u përzje me Zogun, ishte një atdhetar i madh. Mbas këtij viti ai gaboi. Përse? Sepse luftoi që të mos instalohej komunizmi në Shqipëri dhe që vendi ynë të kalonte bashkë me Greqinë në perëndim të Iron Curtain (Perdja e Hekurt). Ou sa konfuz jeni z. Frashëri. Në njërën anë thoni që lufta patriotike filloi kundër Italisë në mënyrë spontane pa thënë se kush ishin këta nacionalistë dhe me kë forcë u rreshtuan dy vjet më pas. Nuk thoni si historian se cilët ishin personat që internoi në Ventotene fashizmi. A ka pasur atje shumë komunistë të mëvonshëm (ndoshta me përjashtim të ndonjë komunisti të ndershëm si P.Markoja të cilin më vonë e futën në burg ujqërit e kuq të uritur)? A mund të përmendni emrat e këtyre nacionalistëve dhe si përfunduan ata që luftuan fashizmin? Me kë forcë u rreshtuan ata më së shumti? Përse komunistët nuk hynin në luftë me fashizmin deri në qershor 1941? A ishte lufta e PKSH-së një luftë ideologjike kundër fashizmit që luftonte me marksizmin sovjetik, apo një luftë kundër pushtuesve të çdo ideologjie e çdo shteti tjetër? Ju z. Frashëri thoni se M. Frashëri ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve. Meqenëse jini të dashuruar si një tukididjan me dokumentet ku bazoheni për këtë idiotësi që thoni? Mos vallë një dokument që ju keni ku urdhërohet për një tërheqje taktike të përkohshme nga lufta si një nga ato që rëndom ndodhin me qindra raste në një luftë (madje babai i këtyre teorive Klauseviçi i vinte shumë rëndësi tërheqjeve taktike në luftën partizane) të gjatë ju doni të na e servirni si strategji të Ballit? Po me Italinë përse nuk thoni ju historianët komunistë se Balli dhe Mit’hati, djali i Abdylit, ka qenë kolaboracionist? Se bëtë Mukjen dhe u ulët në Mukje ku i bëtë elozhe forcës dhe qëndrimit të Ballit! Po mos ishit ulur në Mukje ju komunistët me Ballin, nuk do e kishit problem ta quanit kolaboracionist edhe me fashizmin italian. Megjithatë, edhe pse thoni gabimisht se Balli u krijua më 1942, dhe se Balli bashkëpunoi me nazistët, ju e quani Mit’hatin, këtë themelues të alfabetit tonë latin dhe këtë antikomunist të dënuar nga fati historik tragjik i Shqipërisë në Jaltë (ju kujtojmë se Mit’hati së bashku me disa krerë të shquar nacionalistë të klerit dominikan ku spikat nacionalisti Gj.Fishta janë Cirili e Metodi i shqiptarëve) si një tradhtar. Po Mukja më 2 gusht përse u bë mor zoti historian tukididian? Përse ju bënë elozhe ballit nga komunistët aty? Tani po ju pyes ju si luftëtar i madh i kuqalashëve në fushën e historisë: Kush i organizoi dhe zhvilloi luftërat kundër fashizmit si në Gjorm (janar 1943), në Greshicë të Mallakastrës (shkurt ’43), në Rruzhdie të Mallakastrës (mars 1943), në Selenicë, Dukat, Mavrovë dhe Vajzë të Vlorës (prill-gusht ‘43), në Luar dhe Gjinoqar të Mallakastrës (maj- qershor ‘43), në Vasjar të Tepelenës (korrik ‘43), në Berat(shtator ’43, duke mbetur i çliruar qyteti në dorë të A.Ermenjit për disa muaj) në Kiçok dhe Këlcyrë (korrik ’43), në Humelicë të Gjirokastrës, Reç të Shkodrës, Qafë Shtamë të Krujës, në Pocestë të Korçës, në Barmash të Kolonjës, në Shtëpëzë dhe Gjirokastër (tetor ’43), në Qafë Thanë, në Llogara (me gjermanët në shtator ‘43), në Prezë dhe Borizanë të Krujës në shtator ’44). Po Grehotin dhe H.Lepenicën me 34 dëshmorë të rënë në mes të shtatorit ’43, a e kini dëgjuar ndonjëherë z. Historian. Mukja ka qenë në fillim të gushtit, ndërsa ‘kolaboracionistët’ e Ballit derdhnin gjakun lumë kundër pushtuesve. Nuk dua të zgjatem edhe më për të mos e mërzitur lexuesin; këto luftëra janë vetëm një pjesë e atyre që ju nuk doni kurrë t’i përmendni. Por, ku është esenca e luftës në Shqipëri? Jam i sigurt se ju historiografët komunistë që me këto broçkullat tuaja që s’janë thelbësore por aksesorë të historisë, kini bindur edhe kryeministrin e sotëm që si një ish-komunist i indoktrinuar edhe nga këto teoritë tuaja, të mos flasë asnjë fjalë të mirë për Ballin. Unë mendoj se para se të përkujtohet te ne I.Qemali dhe Vlora, duhet të përkujtohet Abdyl Frashëri dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Mit’hati dhe Gj.Fishta me aktin e Kuvendit të Manastirit. Këto akte nacionaliste dhe shpëtimtare u kryen nën otomanizmin që dukej i pavdekshëm, ndaj janë akte edhe në kohë edhe në madhështi, akte më të mëdha se akti i lavdërueshëm e paharrueshëm i kuvendit të Vlorës. Por, që të bëhen 5 buste dhe 5 sheshe me këto përkujtimore, në krye të vendit tonë duhet të mos jenë ish-komunista të indoktrinuar si Berisha dhe historinë kaq ndikues, fatkeqësisht, sa ju z. Frashëri. Eh, mor z. Frashëri, druaj se ora juaj ka ngelur shumë mbrapa. Ju s’kini kohë të korrigjoheni! Tani po ju a them si i di unë se kush është kuintesenca e ngjarjeve në Shqipëri në vitet përcaktuese ‘39-‘44.
Nisur nga idetë perandorake dhe nga xhelozia ndaj ortakes së saj, Gjermanisë, Duçja me insistimin e dhëndrit të vet, Çianos sulmoi Shqipërinë në një moment të vështirë për A.Zogun. I martuar, pak më i mplakur nga ditët e bëmave të veta të mëdha në vitet e rinisë dhe në kushte të tjera, mbreti u largua nga vendi pa dhënë dorëheqjen dhe pa pranuar bashkëpunimin me fashistët. Nacionalistët dhe intelektualët nacionalistë filluan rezistencën qysh ditët e para të udhëhequr nga Medi Frashëri, M.Ulqinaku, N.Kolonja, S.Muço, S.Butka, A.Ermenji dhe jo nga komunistët e E.Hoxhës siç na kini përrallisur ju. Në fund të vitit 1940 Italia sulmoi Greqinë, çka u bë shkak që Gjermania të sulmonte këtë të fundit për shkak të turpit që ajo i shkaktoi aleatit strategjik të Hitlerit në Mesdhe. Nëse lexojmë testamentin politik të Hitlerit, ai thekson çuditërisht se ashtu si me Frankon në Spanjë të cilin nuk e lejoi të hynte në luftë, do të kishte dashur të vepronte edhe me Duçen. Një gjë e këtillë gjykohej nga fakti se këto dy vende ishin shtete me territore detare dhe flota britanike i kishte shumë kollaj për t’i pushtuar. Gjëja më e mirë për Hitlerin ishte që këto 2 vende të rrinin asnjanëse për të zvogëluar territoret e luftës midis Gjermanisë dhe anglo-amerikanëve. Por, ambicia e Duçes dhe dështimi i tij e futi Hitlerin në Ballkan dhe sidomos në vendin tonë për tu ruajtur nga një zbarkim në brigjet e jugut të Shqipërisë, për shkak se Aleatët zbarkuan në jug të Italisë. Kjo solli një revolucion të ngjarjeve në Shqipërinë e vogël. Agjenti i rëndësishëm (i dyfishtë) i Abverit, kroati Dushko Popov nga Londra e njoftonte Kanarisin se Fronti i Dytë do të hapej në brigjet e jugut të Shqipërisë. Menjëherë Gjermania okupoi Shqipërinë për të ruajtur brigjet nga ndërhyrja e anglo-amerikanëve në një front të dytë. Komunistët shqiptarë që udhëhiqnin Frontin, të trembur se aty ku hynte çizmja anglo-amerikane ngulej edhe flamuri i regjimeve demokratike, u ulën me shpejtësi me Ballin në Mukje në fillim të gushtit ’43. Disa ditë më parë, me prezencën edhe të Bazit të Canës dhe këmbënguljen e tij, në Labinot u vendos koordinimi ushtarak si dhe një program i përbashkët me Ballin. Deri në këtë kohë Balli nuk është quajtur askund si kolaboracionist. Më 9 shtator, fiks pas 37 ditësh, ndërsa Balli kreu edhe dhjetëra beteja kundër pushtuesve, si një rrufe në qiell të hapur E.Hoxha urdhëronte prishjen e Mukjes po nga Labinoti ku thirri një takim të dytë (nënkuptoni që të gjitha këto i organizonte Miladini dhe Dushani, të cilët e kishin vënë nën kontroll gjithë lëvizjen e Frontit në funksion të kalimit të Shqipërisë nën Jugosllavi, pas Luftës, me dijeninë e tradhtarëve të PKSH), kësaj radhe në mungesë të A.Kupit si anëtar i Shtabit dhe u urdhërua goditja e tradhtarëve të Ballit. Ç’kishte ndodhur këto 37 ditë që sollën më pas aq dhimbje dhe viktima për shqiptarët? Në Shqipëri erdhi V. Tempoja nga Maqedonia dhe siguroi Miladinin se nuk do të kishte okupim të brigjeve shqiptare nga anglo-amerikanët. Informatat i dinte më mirë Titoja i cili kishte në shtab si këshilltar britanik Randolf Çerçillin. Kësisoj Mukja, e cila kishte tre pika kryesore: 1)Luftë nën rreshtimin me Aleatët; 2) Luftë për një Shqipëri Etnike sipas Kartës së Atlantikut të vetëvendosjes së popujve; 3)Luftë për një Shqipëri të Lirë, Demokratike e Popullore, u hodh poshtë, sidomos për dy pikat e fundit që kishin lidhje me Kosovën dhe formën e regjimit pas Luftës.
Britanikët të cilët kishin formulën e huazuar nga Lufta e Madhe me Lorencin e Arabisë që mashtroi arabët për llogari të Deklaratës Balfur për njohjen e shtetit të Izraelit nga Anglia, u përpoqën të mashtronin edhe shqiptarët po njëlloj. Qëllimi i tyre ishte që të luftohej sa më ashpër e me çdo çmim ushtria dhe establishmenti gjerman në Shqipëri. Shqiptarët nuk duhej të bënin asnjë llogari për interes të tyre, sipas kësaj logjike të Foreign Office. Ata duhej të derdhnin vetëm gjak për llogari të Britanisë dhe çifutëve që ishin elita e anglo-amerikanëve. Pa asnjë kusht! Pazari i britanikëve, për herë të dytë në 30 vjet, ishte kundër shqiptarëve: Herën e parë me tokat e shqiptarëve joshën Italinë që e tërhoqën nga aleanca Trepalëshe në Luftën e Madhe sipas një Marrëveshje të Fshehtë në Londër dhe për herë të dytë, duke kënaqur me tokat tona Titon dhe Stalinin dhe duke siguruar se Shqipëria do të ishte në anën sovjetike të sigurisë në Rendin e Ri Botërore që do të vendosej pas ndarjes së Gjermanisë dhe Traktatit të Paqes që do zhvillohej në Paris. Nga prishja e Mukjes dhe tronditja e Ballit që e shihte Shqipërinë në udhëkryq të rrezikshëm, u shqetësua Britania e cila dërgoi një person të lartë në hierarki, Gjeneralin Dejvis në dimrin e ’43-’44 për të bërë një koalicion të përbashkët, por pa kushte ndaj Fuqive Aleate mbi të ardhmen e Shqipërisë. Në takimet në lindje të Tiranës në Priskën e Shëngjergj, Mit’hati i dëshpëruar nga ‘ortakëria’ me E.Hoxhën tradhtar përballë britanikut, kërkoi kushte nga Britania, me qëllim që gjaku i shqiptarëve të mos shkonte në favor të sllavo-ortodoksëve të Titos. Ai kërkoi që Britanikët të garantonin sistemin parlamentar në Shqipërinë e pas Luftës dhe një referendum në Kosovë. Dejvisi i irrituar nga ky usta i vjetër i politikës nuk mund të kapërcente interesat e mëdha. Por, aventurieri pa eksperiencë, E.Hoxha, i kishte pranuar rregullat e lojës në favor të jugosllavëve dhe së bashku me Miladinin e Co, të trimëruar edhe kundër anglezëve për shkak të Jaltës dhe aleancës me Stalinin, nuk pyesnin më për britanikët, duke arritur deri aty sa edhe e dorëzuan me një tradhti të turpshme gjeneralin Dejvis në fshatrat e Martaneshit, kur në bashkëpunim të fshehtë me Ymer Dishnicën, Spiro Moisiun dhe Spiro Kolekën (etj), ja dorëzuan gjeneralin pedant që si kuptonte dot intrigat ballkanike, përfaqësuesit të qeverisë kuislinge të I.Biçakut, kushëririt të tij, Aziz Biçakut dhe njeriut të afërm të Y.Dishnicës. Duke qenë se PKSH do të ishte forca e Stalinit dhe Titos në Shqipëri, as që mund të mendohej se ata mund të luftoheshin nga britanikët. Këta të fundit të ndodhur midis dilemës ose me Ballin ose me miksturën shqiptaro-jugosllave të Frontit, natyrisht që ndihmuan komunistët me ar, veshmbathje dhe armatime. Të gjitha këto privilegje, komunistët dhe Fronti i përdorën në realizim të marrjes së pushtetit mbas lufte, duke shkatërruar Ballin i cili mbeti në mes të katër rrugëve. Z. Frashëri thotë - duke e lexuar mbrapsht edhe Nojbaherin - se Luftën Civile nuk e lejoi establishmenti nazist i Tiranës. Në fakt Nojbaheri në komunikimet e tij shprehet i interesuar për ta mbajtur ndezur Luftën Civile në Shqipëri, që nazistët ta kalonin sa më lehtë situatën luftarake me të dy palët e angazhuara me njëra-tjetrën në luftën për pushtet. Është e vërtetë që gjakderdhja e madhe dhe rrëmeti që po u ndodhte shqiptarëve të manipuluar lehtësisht prej të huajve, e vuri Ballin në një pozicion ekzistencial jo vetëm si forcë politike, por edhe fizikisht ushtarët e tij ishin të kërcënuar me ekzistencë. Në këtë plojë nuk ka dyshim që Balli nuk mund të ngelej një forcë organike e komanduar hierarkisht në terren. Këto veprime të individëve të veçantë janë ekzagjeruar pastaj nga takëmi i historianëve komunistë të tipit si z. K. Frashëri, të cilët gjënë më të mirë që mund të bëjnë tash e tutje është të heshtin të turpëruar, në lidhje me gënjeshtrat e servirura njerëzve për këtë periudhë tragjike.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)