E Diel, 1 Nëntor 2026

Mafia shqiptare, ka atdhe dhe shpellë selinë e qeverisë Berisha

Share

Nga Kledian Lula

Këto ditë janë publikuar tre skandal-krime, që kanë lidhje të plotë, të qartë e të vetme me kupolën e pushtetit qeverisës Berisha.

1. Mediat publikuan skandal-aferën e bllokimit të linjës së transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë në favor të tregut të energjisë së mafias serbe, me autor kryesor kryeministrin Sali Berisha, të birin e kryeministrit Shkëlzen Berisha dhe ortakun e biznes-aferave të familjes kryeministrore, serbo-boshnjakun Damir Fazllic.

2. Përsëri dje, ish-zv/Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Sokol Hasani, denoncoi publikisht në media skandalin e abuzimeve me legalizimin e banesave, bërë prej super-shërbëtorit të familjes kryeministrore, ish-drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZN-it Shaban Memia.

3. Një tjetër skandal u denoncua publikisht prej Drejtorit të Policisë të Qarkut Dibër Shemsi Prençi në lidhje me mbrojtjen zyrtare të mafies së kromit në Bulqizë, ku akuzohej kryeministri Sali Berisha, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe SHKB e Policisë së Shtetit për lidhje me krimin e organizuar, për mbrojtje të tij dhe goditje të ashpër ndaj strukturave policore, që luftojnë këtë krim.

Këto tre skandale, ashtu si gjithë skandal-krimet e tjera, me të cilat zhvaten e sigurohen miliona euro në rrugë kriminale, kanë të përbashkët këtë tre fakte absurde:

1. Janë denoncuar tek kryeministri Sali Berisha, por ky ka heshtur, ndërsa aferat kanë vazhduar të veprojnë lirshëm.

2. Janë denoncuar tek Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, për ti dhënë mbështetje policisë dhe institucioneve vepruese anti-krim, për faktin se individët dhe strukturat e krimit kishin lidhje me kupolën e pushtetit. Ministri i Brendshëm Nishani dhe Drejtori i Policisë Burgaj, jo vetëm nuk i dhanë mbështetje policisë për të luftuar krimin, por u bënë palë me krimin, duke kërcënuar e larguar nga policia e shtetit, drejtuesit e policisë që kishin zbuluar krimin. Krahas këtij qëndrimi, dyshja PRO-KRIM dhe PRO-MAFIE Nishani-Burgaj, aktivizojnë qëllimisht dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit (SHKB) për të bërë presion e për të ndëshkuar policët dhe drejtuesit policorë ANTI-KRIM.

3. Kryeministri Sali Berisha, si përherë, pas çdo denoncimi nuk ka angazhuar strukturat ligj-vepruese për të ndëshkuar krimin, por ka nxjerrë urdhra urgjent për largimin nga detyra dhe nga shërbimet, të atyre drejtuesve që zbulojnë, denoncojnë e ndëshkojnë krimet, madje gradon në poste të larta autorët e krimeve, ose bashkëpunon në afera më strukturat e mafies.

Mjafton kaq për të kuptuar përfundimisht që Shqipërinë dhe shqiptarët nuk i drejton një qeveri pune e integrimi europian, por një bandë hajdutësh me mandate e poste pushteti. Mjafton kaq, për të kuptuar se mafia shqiptare ka atdhe dhe se ky atdhe, se kjo shpellë është kupola e pushtetit, është selia e qeverisë së drejtuar nga krye-shpellari Sali Berisha. Mjafton kaq për të definuar bindjen totale e përfundimtare, se grup-banda që harton dhe imponon ligjin në favor të mafies shqiptare e rajonale është grupi parlamentar i kopesë së PD-së që ka për bari super-hajdutin, super-kriminelin e anti-shqiptarin Sali Ram Berisha. Mjafton kaq, për të kuptuar përfundimisht qartë, se këtë bandë hajdutësh e mafiozësh që ka uzurpuar, që po sundon dhe vepron nën drejtimin e krye-shpellarit Sali Berisha në shpellën e quajtur Kryeministri e mbron kupola mafioze e policisë së shtetit, duke i shoqëruar e mbrojtur krimet e saj me eskorta, duke eliminuar policë e struktura policore që duan ta luftojnë këtë linjë krimesh të bandës kriminale qeveritare!

Kemi 7 vite që dëgjojmë skandale e krime mafioze, që kanë si autorë dhe mbrojtës vetëm kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministra, deputetë, politikanë, familjarë të tyre dhe shërbëtorë të pushtetit. Askush nuk preket nga policia anti-krim, sepse policia është mbuluese dhe mbrojtëse e krimeve të tyre. Askush nuk dënohet, sepse gjykatat janë mbrojtëse të krimeve të tyre. Kemi 7 vjet, që dëgjojmë kryeministrin që na ligjëron leksione e demagogji, për gjoja luftë të suksesshme kundër krimit. Madje vendosi me bujë të madhe dhe një numër telefoni anti-korrupsion, që tashmë është bërë burim bejtesh e barcaletash deri në dhomat e të sëmurëve të spitalit nr. 5. Madje është tepër e rrezikshme të denoncosh në këtë numër anti-korrupsion, mbasi fill pas denoncimit, ose përfundon në ndonjë aksident në gjueti laraskash, ose nën presion, dhunë fizike e kërcënim për jetën detyrohesh të dorëhiqesh, ose largohesh nga detyra, me urdhër e porosi të pronarit të telefonit anti-korrupsion.

Ky është pushteti aktual shqiptar. Kështu komandon, kontrollon, funksionon dhe vepron kriminalisht kupolë-qeveria mafioze Berisha, ky pushtet i strukturuar në banda. Çdo grup brenda pushtetit ka bandat e veta, si psh banda e energjisë, banda e koncesioneve të hidrocentraleve, banda e autostradave, banda e zhavorrit të lumenjve, banda e naftës virgin, banda e librit shkollor, banda e trojeve në bregdetin e Vlorës, bandat e kromit, banda e Gërdecit, banda e 21 janarit, banda e votave të 8 majit, banda e legalizimeve, banda e fshatrave turistikë në bregdet, banda e karrotrecave, banda e interkonjeksionit etj, etj, etj banda pa fund. Dhe pavarësisht këtij realiteti të zhytjes së pushtetit në krim e vënies së tij në shërbim dhe nën thundrën e krimit, do të dëgjoni kryeministrin Berisha, që edhe në SHBA do të dalë në podium dhe do të recitoj fjalime demagogjike për fitore totale në luftën kundër krimit!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›