E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzaminimet në QSUT, nis zbatimi i tarifave të reja

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me fillimin  e sistemit të referimit kanë nisur të zbatohen edhe tarifat e reja të ekzaminimeve, analizave laboratorike dhe të vizitave. Drejtoria e QSUT-së duke u bazuar edhe në ligj, por edhe në një rregullore të brendshme ka vendosur që këto të ardhura dytësore të cilat do të vilen nga ekzaminimet dhe analizat do të përdoren për investime në infrastrukurë dhe pajisje si dhe në barna.

Sipas drejtorit të QSUT-së Ilir Dashi këtë vit për herë të parë do të
ketë një mënyrë të re të furnizimit të pavijoneve me barna, sipas
kërkesave që ata kanë. “Në fillim të këtij viti, çdo pavijon ka marrë
një formular ku do të plotësojë barnat bazë që i nevojiten si dhe
nevojat më urgjente që ka në aparatura dhe në investime. Kërkesat e tyre
do të plotësohen me paratë e grumbulluara nga buxheti i shtetit, por
edhe nga të ardhurat dytësore. Kështu, 30% e këtyre të ardhurave do të
shkojnë për investime në infrastrukturë dhe 40 % për mallra, kryesisht
për medikamente.

Tarifave te reja ne Qendren Spitalore Universitare
“Nene Tereza”,  te cilat tashme jane bere publike do t’i neshtrohen te
gjithe pacientet qe zbatojne sistemin e referimit.

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›