E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, shtyhet më 22 shkurt gjykimi ndaj Albin Kurtit

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, nuk është paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor ndaj tij të inicuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Polici dhe Drejtësi-EULEX.Për shkak të mungesë së Kurtit, paneli i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe gjykatësve të Kosovës kanë vendosur që gjykimi i Kurti të shtyhet për datën 22 Shkurt 2010. 

“Arsyeja e shtyrjes ishte që të pandehurit t’i jepet një kohë e
mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij, në përputhje me
dispozitat relevante të kodit të procedurës penale. I pandehuri Kurti
ishte ftuar në gjykatë më datën 9 Shkurt 2010”, theksohet në njoftimin e
EULEX-it.

Ndërkohë Kurti tha se do ta bojkotojë sërish procesin gjyqësor kundër
tij, pasi nuk e njeh as EULEX-in, i cili është neutral ndaj statusit të
Kosovës gjyqësor kundër tij për disa arsye.

 “Nuk do të bëhem bashkëpunëtor në këtë padrejtësi që po zhvillohet ndaj
meje, prandaj edhe nuk i jam përgjigjur thirrjes së tyre,” tha Kurti
duke shtuar: “Para drejtësisë duhet të dalin policët rumunë të UNMIK-ut
që më 10 shkurt të vitit 2007, vranë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn si
dhe plagosën 80 protestues të tjerë. Ndërsa këta merren me mua me qëllim
të disiplinimit politik, me qëllim të kontrollit të situatës politike
nëpërmjet izolimit tim,” është shprehur Kurti.

Ndryshe, Albin Kurti akuzohet për pjesëmarrje në një turmë njerëzish që
ka kryer vepër penale; pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat
zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare dhe thirrje për
rezistencë. Sipas EULEX-it, këto tri shkelje supozohet se janë kryer
gjatë demonstratave të datës 10 Shkurt 2007, gjatë së cilës nga policët
rumunë u vranë dy protestues dhe u plagosën 80 të tjerë, ndërsa
protestonin kundër negociatave me Serbinë për statusin e Kosovës.

Bul Salihu                          

Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 shkurt 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›