E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, operacion për shkatërrimin e një bande shqiptare të trafikut të armëve

12 persona janë arrestuar nga policia e Brukselit, 11 prej të cilëve dyshohen se janë pjesë e nje grupi kriminal shqiptar që merret me trafik armësh. Forcat e policise kane zbuluar gjithashtu edhe depon ku të ndaluarit mbanin municion. Gjatë kontrollit të saj u gjetën dhe sekuestruan 15 revolverë dhe municion, një automatik kallashnikov, një pushkë, 7 kilogram eksploziv C4 plastik dhe 1.5 kilogram dinamit.

Mediat belge, duke iu referuar një deklarate të zyrës së shtypit të
prokurorisë, flasin gjithashtu edhe për gjetjen e granatave, jelekëve
ushtarakë dhe uniforma të policisë shqiptare. 
Aksioni ishte pjesë e një hetimi të nisur në 2008. Të ndaluarit, shume prej të cilëve me precedentë penale, mohuan akuzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›