Mblidhet grupi socialist, diskutohen 10 pikat e paktit

Grupi kuvendor socialist ku është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me 10 pikat e paktit të prezantuar të premten nga kreu i PS-së Edi Rama.
Në mbledhjen e sotme, grupi socialist ka shqyrtuar me detaje të 10 pikat të cilat kjo forcë politike i ka propozuar mazhorancës si kusht për të votuar ligjet me 3/5.
Ditën e premte kreu i selisë rozë Edi Rama ka paraqitur një pakt kombëtar ku disa prej pikave janë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, reforma zgjedhore, konsensus për përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, përzgjedhjen me konsensus të kreut të KLSH-së dhe Avokatit të Popullit.