Reforma, negociata mes PD e PS për modalitetet
TIRANË Në fillim të kësaj jave, negociatorët e dy partive të mëdha PD–PS pritet që të fillojnë nga puna për objektin, që do të ketë komisioni i ardhshëm parlamentar për reformën. Deri më tani, në rrugë jo zyrtare negociatorë të dy partive kanë zhvilluar takime të njëpasnjëshme, biseda të cilat janë përqendruar vetëm mbi modalitetet, që do të ndiqen. Ndërsa kësaj jave nga dy partitë e mëdha pritet që të fillojnë edhe lëvizjet konkrete. Negociatorë nga PS-ja për reformën zgjedhore janë mandatuar deputetët Damian Gjiknuri dhe Vasilika Hysi. Ndërsa nga PD-ja do të jetë deputeti demokrat Viktor Gumi dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Oerd Bylykbashi. Në mungesë të këtij të fundit, për shkak të vizitës në Nju Jork, bisedimet jo formale janë ndjekur nga deputeti tjetër demokrat, Ilir Rusmali.