E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimet, 8 vrasje pa autore

Gjate vitit 2009, policia zbuloi 70 nga 79 ekzekutimet e kryera per motive te ndryshme. Gjate kater muajve te pare te ketij viti, jane te pakten 8 vrasje qe nuk kane ende nje autor. Ashtu sikurse ne rastin e ekzekutimit ne Durres, mbremjen e se martes, pista qe hetohet eshte vrasja me pagese, nje akt qe eshte me shume se i veshtire per t'u zbuluar. Policia eshte e perqendruar me teper ne kontrollet per arme zjarri dhe te personat me precedente penale, qe mund te jene edhe kontigjente per vrasje me pagese. Krimet me te renda dhe pjesa me e madhe kane ndodhur ne Tirane, ku jane ende te pazbuluara disa vrasje, si dhe ne Durres, Kruje, Vlore dhe Shkoder.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›