E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i biznesmenit, hetimet shtrihen ne Itali

DURRES- Ekzekutimi i biznesmenit 35-vjecar ne mes te qytetit te Durresit, mbremjen e se martes mund te jete nje krim i importuar nga Italia. Kjo eshte nje nga pistat kryesore qe po heton policia e qytetit bregdetar, pasi gjate deshmise se bashkeshortes se Shyqyri Deliallisit, i vrare ne nje atentat prane aksit Plepa-Shkozet, nuk ka dale asnje konflikt i ri ne drite gjate diteve te fundit, qe mund te ishte bere shkak per hakmarrje.
Pronari i diskos "3X" ne Durres, prane lagjes Plazh, nuk ka pasur asnje precedent penal te regjistruar ne Shqiperi dhe policia konfirmoi mungesen e nje dosje penale ne ngarkim te 35-vjecarit. Para disa vitesh Deliallisi ishte kthyer nga Italia ku kishte emigruar per nje kohe te gjate dhe ne vendin fqinj, mesohet se ka pasur probleme me drejtesine dhe disa precedente penale para se te rikthehej. Por krimi mendohet se eshte paguar dhe per kryerjen e tij jane perdorur vrases, qe nuk gabojne ne qitje.
Burime zyrtare te policise bene me dije se po hetojne rreth te kaluares se viktimes dhe perplasjeve qe ai ka pasur ne Itali, per te bere te mundur zbardhjen e ekzekutimit dhe autoreve. Vrasja ndodhi ne sy te gruas se viktimes, e cila po udhetonte ne autoveturen tip "Wolksvagen" me targa DR0730F te drejtuar nga biznesmeni.
Rreth ores 21:00 te mbremjes, ciftit i ka bere shenje per te ndaluar nje motociklete ne te cilen udhetonin dy te rinj. Pasi Deliallisi ka ndaluar dhe dale nga makina, eshte qelluar me pistolete pa paralajmerim nga njeri prej te rinjve, pasagjeri. Plumbat e kane demtuar rende ne pjesen e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen brenda disa minutash. Atentatoret jane larguar me shpejtesi, kurse Policia e Durresit e coi numrin e te shoqeruarve si te dyshuar dhe deshmitare, ne 20 persona.
Por ende nuk ka nje autor te ndaluar per krimin, edhe pse bashkeshortja e te ndjerit ka dhene pershkrimin e dy ekzekutoreve qe vepruan me gjakftohtesi. Burime zyrtare thane se po hetojne dhe ne pistat e nje sherri banal, apo konkurrences ne biznes. Diten e djeshme miq, shoke, familjare dhe te aferm, i dhane lamtumiren e fundit 35-vjecarit qe banonte ne lagjen nr. 13 te Plazhit te Durresit, ndersa nje pjese te mire te jetes se tij e kishte kaluar ne zonen e Sukthit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›