E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy mjetet, plagosen rëndë drejtuesit

09/01/2009  Bllokohet 1 orë qarkullimi

DURRES- Përplasja e dy mjeteve në një nga nyjet më të ngarkuara të rrugëve të Durrësit ka sjellë kaos në qarkullim. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Dajlanit-Shkozet, pikërisht në afërsi të rotondës teksa shpejtësia dhe humbja e vëmendjes ka përfunduar në dëmtime serioze të automjeteve. Makina tip Benz me targa DR1144 E është aksidentuar me automjetin tip Fiat me targa DR 3001 B. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e automjeteve E. Nikoli dhe B. Tirina. Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Durrësit në një gjendje të rëndë. Njëri nga shoferët ka dalë nga kllapia disa orë më pas, kurse tjetri i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të shembjes që i ka sjellë hemorragji të brendshme. Të dy mjetet janë lënë të palëvizura deri në përfundim të hetimeve duke sjellë jo pak anomali në rotondo. Afro një orë më pas policia me ndihmën e një karrotreci ka larguar njërin nga mjetet duke çliruar edhe fluksin e madh të mjeteve të bllokuara në unazën e Shkozetit.

Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›