E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dy shqiptarë kapen me 65 kg kanabis

Një sasi prej 65 kilogramësh
lënde narkotike e llojit
kanabis është sekuestruar
dje nga karabinierët e kryeqytetit
italian, në Romë. Sipas policisë
italiane, trafiku i kësaj droge
ka çuar në pranga dy shqiptarë.
Kjo gjë është bërë e ditur dje në
mëngjes nga mediat italiane. Sipas
tyre, karabinierët e Romës
kanë sekuestruar një sasi kanabisi
gjatë një operacioni të organizuar
që në orët e mbrëmjes. Poseduesit
e lëndës narkotike janë dy
shqiptarë, të cilët nuk e kanë
pranuar akuzën e ngritur ndaj
tyre, pavarësisht se janë kapur
në flagrancë. Mediat italiane
bëjnë të ditur se të arrestuarit
janë një 24-vjeçar dhe një 33-
vjeçar, por emrat nuk janë publikuar
për arsye hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›