E Diel, 1 Nëntor 2026

Togat e zeza, arrest me burg për biznesmenin Matuku

09/01/2009  Për falsifikim dokumentesh

BERAT- Burg pa afat ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Berat për biznesmenin Agim Matuku arrestuar dy ditë më parë nga policia me akuzën e falsifikimit me qëllim përfitimi. Ndaj tij është ngritur akuza e falsifikimit të dokumentacionit me shumë se njëherë gjatë privatizimit të ambienteve në ish-kombinatin e tekstileve Berat. Matuku rreth 10 viteve më parë ka privatizuar nëpërmjet ankandeve një pjesë të konsiderueshme të ish-fabrikave dhe ambienteve të ish-kombinatit të tekstileve. Seanca e drejtuar nga gjyqtare Margarita Buali dhe përfaqësuesi i organit të akuzës Skënder Mestani ka nisur gjykimin për vlerësimin e masës së arrestit dhe dhënien e masës së sigurisë pas rreth 4 orësh dëgjimi të organit të akuzës dhe avokatit të të ndaluarit togat e zeza kanë quajtur të ligjshëm arrestimin e Matukut dhe me kërkesë të përfaqësuesit të Prokurorisë ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve. Akuza për të cilën është mbështetur organi blu në përgatitjen e dosjes është ajo e “Mashtrimit me pasoja të rënda e falsifikimit të dokumenteve më shumë se njëherë”. Ndaj këtij vendimi ka reaguar avokati i të ndaluarit Ibrahim Beja, i cili është shprehur për median se procesi është i fabrikuar në lidhje me akuzën dhe provat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›