Rinisin reshjet e dëborës, bllokohen sërish disa rrugë
09/01/2009 Një ortek në fshatin Poravë, bllokohet aksi Pukë -Fierzë
SHKODER- Shtabi i emergjencave pranë prefekturës Shkodër bën të ditur se ditën e djeshme në territorin e qarkut Shkodër rreth orës 11.00 kanë filluar reshjet e dëborës dhe të shiut kryesisht në zonat malore të komunave Vërmosh, Fierzë, Iballë, Shosh, Shalë. Pas këtyre reshjeve, deri në orën 12:00, situata në territorin e qarkut Shkodër dhe ndërhyrjet e bëra janë paraqitur në këto kushte: Drejtoria e Rrugëve Rurale ka vazhduar pa ndërprerje punimet për hapjen e aksit të rrugës Selcë-Vermosh, por ato janë ndërprerë për shkak të fillimit të reshjeve të dendura të dëborës. Për normalizimin e situatës kjo drejtori ka marrë me kontratë disa mjete borëpastruese, të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë pas pushimit të reshjeve për hapjen e akseve të rrugëve në komunat Vermosh, Shalë dhe Shosh. Ndërsa në aksin Pukë-Fierzë, reshjet e dëborës rreth orës 11.00 kanë shkaktuar dhe një ortek në fshatin Poravë të këtij aksi, i cili momentalisht ka bllokuar këtë pjesë të këtij aksi. Ndërkohë nga Drejtoria rajonale e Rrugëve janë dërguar tre borëpastruese, të cilat po punojnë për hapjen e rrugës që mund të bëhet e kalueshme plotësisht që mëngjesin e së premtes. Ndërsa në aksin Shkodër-Pukë në fshatin Qafë-Qelë si pasojë e shkarjeve të dherave ka prurje të dherave dhe të gurëve në këtë aks. Nga Drejtoria rajonale e Rrugëve po punohet për pastrimin e tyre, ky aks nuk është i bllokuar por i kalueshëm normalisht. Aktualisht rrugët nacionale janë të hapura dhe nuk kanë probleme. Nga Drejtoria e Policisë së qarkut Shkodër janë marrë të gjitha masat që me angazhimin e të gjitha shërbimeve të qarkullimit rrugor për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve pa zinxhirë. Deri tani nuk ka patur asnjë aksident rrugor për shkak të dëborës në territorin e qarkut Shkodër. Ndërkohë gjendja sërish duket problematike për veriun dhe verilindjen e vendit ku gjatë ditëve të shkuara shumë komuna të Kukësit Tropojës, Dibrës e Shkdorës kanë qenë të bllokuara për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës. Ndërsa po punohej për hapjen e rrugëve që të lidhin me këto zona të thella malore duket se bora e mbrëmshme do të “prishë të gjitha planet”.
V. Abdyli