Vrau per hasmeri, dergohet ne burg i denuari me 23 vjet burg
Tirane-Ekstradohet nga Italia, 50-vjecari Hamdi Doku, i cili ishte denuar ne mungese nga Gjykata e Tiranes, me 23 vjet burg per vrasje dhe plagosje. Ngjarja per te cilen ai eshte denuar, ka ndodhur ne maj te vitit 1997, tek "Bregu i lumit", ne Tirane. Sipas policise, ai ka vrare me arme zjarri per motive hasmerie, Ilmi Cuken dhe ka plagosur vellain e tij D. Cuka. Arrestimi i shume te kerkuarit, u be i mundur pas nje bashkepunimi mes Interpol Tiranes dhe Interpol Romes. Doku eshte denuar per kryerjen e vepres penale te "vrasjes me paramendim ne bashkepunim, e mbetur ne tentative" si dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake".