Angazhim te e djathta, per ta kthyer ne shtepine e te gjithe demokrateve
Po kalojme caste vendimtare per demokracine, njeherazi te veshtira per fatet e saj dhe te pluralizmit politik ne Shqiperi. Demokracia shqiptare ndodhet sot ne udhekryqin e pseudopluralizmit ( "te gjithe jemi te njejte") qe eshte ne realitet mohimi i pluralizmit, duke na rekomanduar qe te bashkohemi te gjithe per te ardhmen e Shqiperise, njesoj si flisnin kreret e komunizmit ne Dhjetor '90.
Ne ato dite te gjithe bashke kerkuam pluralizmin politik, te partive jo te shoqatave apo te pseudopartive satelite, si themel te demokracise. Por sot po ballafaqohemi me mohimin e mendimit ndryshe dhe institucionalizimit te tij, dhe deri korrenteve, i perfaqesimit ne struktura e kudo, sipas parimit "nje anetare nje vote", shkurt me mohim te demokracise. Te gjitha keto shihen fare qarte ne politikat qe zbatohen gjate nje dekade, ne qendrimet dhe punet qe kryen. Pra ne shkelje te dy parimeve baze te demokracise; Pjesemarrje dhe Transparence, te asaj demokracie perendimore qe e kerkonim ne Dhjetor '90, kur therrisnim "Liri -Demokraci".
Te tilla rrethana politike e sociale kerkojne angazhimin e te gjitheve ne politike, ne jeten e perbashket, me aq sa jane forcat dhe mundesite e secilit prej nesh. Shqiperia sot me shume se kurdohere ka nevoje per angazhimin e te gjitheve, per te siguruar demokracine dhe lirine, per te siguruar reformimin demokratik dhe ekonomik, e per te mundesuar integrimin aq te deshiruar nga te gjithe ne ne Evropen e Bashkuar.
Ne nje kuader te tille duhet kuptuar edhe kjo perfshirja ime ne politiken aktive. U ngritem ne Dhjetor te gjithe per liri e demokraci, e per ta bere Shqiperine si Evropa. Shume rruge dhe ndryshime tejet te medha jane bere qysh atehere, me veshtiresi dhe sakrifica, por shume ka mbetur ende per t'u korrigjuar, sepse shohim qe mungon vullneti politik qe te behen si duhet. Perfshirja ime sot ne politiken aktive me ju miqte e mi te vjeter, behet pikerisht per te rikrijuar endrren tone te Dhjetorit, nje parti evropiane, shtepi e te gjithe demokrateve dhe antikomunisteve shqiptar, jo vetem te nje klani dhe rrethit te tyre miqesor e klientelist, te bashkuar "pa dallim ideje".
Do te angazhohemi te jemi nje force opozitare kundrejt cdo tentative regjimi, do te luftojme per te kontribuar ne zhvillimin demokratik ekonomik dhe njerezor te vendit, sipas modeleve euroatlantike, per t'u rreshtuar sa me pare ne Bashkimin Evropian, si te barabarte, te zhvilluar dhe te qyteteruar. Ne nuk do te heshtim dhe do te luftojme me te gjitha mjetet qe ofron demokracia ne se shohim shmangie nga rregullat demokratike, nga ligjet dhe e drejta.
Ne i bejme thirrje gjithe shqiptareve qe aspirojne demokracine, qe punuan per te dhe pane se shpresat e tyre nuk u jetesuan, te bashkohen me ne per te luftuar per te miren e vendit dhe te familjeve tona, per te rindertuar nje parti te demokrateve te mbeshtetur ne rregulla demokratike, ku te jene institucionalizuar mendimi ndryshe dhe ku te votohet per drejtues dhe perfaqesues jo te perjetshem, sipas parimit "nje anetar, nje vote", ku njerezit te jene te barabarte e te vleresohen per punen e kontributin e tyre (meritokracia dhe perkushtimi) dhe jo per lidhjet dhe interesat e tyre.
Ne i njohim nevojat e vendit dhe te kombit, ne do te punojme te paraqesim nje program, per venien ne jete te te cilit do te luftojme si force politike, ku do t'i jepet zgjidhje problemeve ekonomike: zhvillimit te vendit, uljes se varferise, kthimit tek puna, zgjidhja perfundimtare e problemeve te zvarritura si ato te demshperblimit te ish-perndjekurve politik dhe kthimit dhe kompensimit te pronave, mbrojtjes sociale te te varferve dhe atyre ne nevoje, krijimit te nje sistemi fiskal te qendrueshem si ai i vendeve evropiane e jo nje sajese "specifike" shqiptare. Keto do te mundesojne formalizimin e ekonomise, qe paraprin dhe amnistine ligjore fiskale, e kuptuar kjo jo si legalizim i pasurise korruptive dhe te krimit.
Do te punojme per forcimin e rendit publik dhe te ruajtjes se kufijve si kushte per te udhetuar ne Evrope pa viza. Do te luftojme veprat kriminale, si vrasjet, me rreptesi ligjore dhe carmatosje. Do te zhvillojme nje lufte te panderprere kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar me ligje bashkekohore, qe sot jane deformuar ne fushen e prokurimeve, koncesioneve dhe kontrollit te pasurise se bashku me konfliktin e interesit e nepotizmin. Po keshtu, do te nderhyhet ne legjislacionet perkatese per te zhdukur monopolet ne medikamente, tekste mesimore, telekomunikacione dhe ndertim e gjetke, dhe duke krijuar lehtesira per vendasit.
Per nje shtet demokratik eshte e rendesishme forcimi i institucioneve, ndarje dhe pavaresia e pushteteve, kuptuar kjo me kontrollin e ndersjellet dhe ekuilibrin e tyre. Do te punojme per reformen ne Drejtesi dhe ate te Institucioneve duke shmangur strukturat paralele, mbi bazen e modeleve te vendeve demokratike perendimore. Duhet te ndalen ndryshimet e ligjeve, te strukturave e deri nderhyrjet ne Kushtetute, sipas interesave te momentit, duke bere te nesermen te kunderten, e aq me teper kur keto ndryshime prekin frymen demokratike dhe ate te ekonomise se tregut, qe jane ne themel te shtetit te se drejtes. Mendojme se te gjitha keto ndryshime duhet te jene pjese e nje pakete permiresuese te organizimit dhe funksionimit te shtetit, te cilen do ta kerkojme dhe do te angazhohemi qe te pergatitet qe ne fillim te legjislatures se re.
Perparesi te programit tone te perbashket dhe te partive te koalicionit do te jene fusha te tilla jetike per te sotmen dhe per te ardhmen e vendit: arsimi, shendetesia, mjedisi, punesimi, bujqesia, investimet publike (rruge, ujesjellesa, kanalizime, energji etj); politika sociale: pensionet, rrogat, ndihma sociale; lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar per te vendosur realisht rendin dhe sigurimin e te drejtave te individit, privatesise dhe, mbi te gjitha, perpjekjet per te shpejtuar integrimin ne Evrope dhe levizjen e lire te njerezve. Dhe ketu eshte fjala per programe konkrete dhe jo me copy-paste, te strategjive te institucioneve nderkombetare.
Sigurisht qe perparimi i nje vendi i detyron qeverite te sigurojne te ardhurat maksimalisht te mundshme, duke mos cenuar shtimin e prodhimit vendas dhe rritjen e mireqenies, interesin per pune dhe duke bere shpenzime te ekuilibruara e pa shperdorime e investime te parakohshme e te panevojshme.
Per kete do te reformohet sistemi fiskal sipas pervojes evropiane (ligjeve te se ciles duhet t'iu perafrohemi dhe pershtatemi) duke menjanuar pasojat e reformave voluntariste, pabarazine dhe favorizimin ndaj bizneseve dhe grupeve te caktuara, abuzivizmi, por edhe duke bere lufte efikase evazionit fiskal dhe kontrabandes. Keshtu do te vihen rregulla te reja per permasat dhe llogaritjen e tatim fitimit, tatimit mbi te ardhurat personale,takses se prones dhe mbi menyren e pagimit te tvsh. Njeherazi do te rishqyrtohen detyrimet fiskale per prodhimet monopol, si dhe pagat dhe cmimet reference se bashku me njohjen e shpenzimeve te nevojshme, nje arbitraritet qe i ka kaluar koha. Do te kerkohen masa per te favorizuar investimet prodhuese dhe punesimin. Keto dhe masa te tjera te shoqeruara me regjistrimin e te gjitha pasurive ne zoterim, do te ndihmojne per formalizimin e ekonomise dhe per kryerjen sa me pare te amnistise fiskale ligjore qe do te kete rrjedhoja pozitive per ekonomine shqiptare.
Krahas ketyre; duhet te rregullohen me norma ligjore perqindjet e interesit te kredive dhe sigurimi i likuiditeti per kredi duke i dale perpara edhe krizes, qe bejme sikur nuk e kemi.
Prej vitesh zvarritet, duke u komplikuar me ligje e vendime te pafundme, shpesh ne kundershtim me njera-tjetren, ceshtja e demshperblimit te ish-perndjekurve politik dhe ajo e kompensimit dhe kthimit te pronave te ish pronareve, detyra per te cilat e djathta nuk duhet te terhiqet, pra te kembengul per plotesimin e tyre ne afate te caktuara. Poli i Lirise angazhohet te paraqese propozime konkrete te realizueshme per ceshtjen e pare brenda vitit 2009 dhe per te dyten hartimin e masave brenda vitit ku te evidentohen perfundimisht pronat shteterore per kompensim dhe njohja e pronave qe te mund te percaktohen rruget e zgjidhjeve e afatet per kompensimin monetar. Keto veprime jane te domosdoshme per te vendosur ne vend nje padrejtesi e dhune te sistemit komunist dhe per t'i hapur rruge investimeve dhe perparimit.
Per te ndertuar nje Shqiperi demokratike duhet qe shteti te funksionoje mbi baze ligjesh qe zbatohen e respektohen ne radhe te pare nga qeveritaret e drejtesia. Por nje Shqiperi nuk mund te jete e demokratizuar pa parti politike te demokratizuara, kjo arrihet sic kemi theksuar shume here, por pa dobi, nepermjet mendimit ndryshe dhe zgjedhjeve demokratike brenda partive.
Per ta kthyer LZHK-ne ne shtepi te te gjithe demokrateve shqiptare, ne nje parti te qendres se djathte, qe aspiron shtetin e se drejtes dhe tregun e lire sipas modeleve perendimore. Ne angazhohemi qe brenda muajit qershor t'i paraqesim anetaresise rregullat per te realizuar kerkesat e mesiperme e per te organizuar e shtrire pas zgjedhjeve partine, nje parti demokratike te rindertuar, ne te gjithe vendin e per ta strukturuar ate si nje force politike qe lufton per te realizuar cka enderruam ne dhjetor sot me me teper pervoje per rruget qe nuk duhen shkelur. Ne i bejme thirrje te gjithe demokrateve qe te grumbullohen rreth nesh per te krijuar shtepine e te gjitheve. Gjithashtu do te pergatitet dokumentacioni i nevojshem per te paraqitur para Partive Popullore Evropiane kerkesen per t'u anetaresuar.
Eshte koha qe ne keto muaj te mbetur, se bashku dhe si parti te vecanta, dhe si Poli i Lirise, me nje program te hollesishem qe po hartohet duke u konsultuar dhe me grupet e interesit, te punojme duke u bere te qarte zgjedhesve rrugen pa krye ku jemi sot, nevojen per te ndryshuar dhe se "Ndryshimi jemi ne".
*Fjala ne paraqitjen e kreut te Polit te Lirise