“Ime shoqe te me kerkoje falje publikisht"
Berluskoni i kunderpergjigjet se shoqes, pas kerkeses se saj per divorc. Kryeministri i Italise, njeherazi manjat i medias, Silvio Berluskoni, tha dje se e shoqja, Veronika Lario, duhet t'i kerkoje ndjese publikisht per hamendesimet e saj, se Berluskoni eshte lidhur me nje femer te re. Cifti po pergatitet sakaq per betejen e divorcit, nje beteje ku luhen te pakten 4.5 bilione euro pasuri. Gjithcka nisi pas deklarates se Larios, e cila dy dite me pare deklaroi se nuk mund te qendroje me nje burre, qe bredh pas minoreneve. "Une jam i indinjuar. Zonja Lario ka rene ne gracke. Une e di se kush e ka keshilluar ate, por e verteta do te dale", tha ai i pyetur nga "Corriere della Sera", ndersa shtoi se nuk beson se martesa 30-vjecare do te mund te shpetoje. Sipas kryeministrit te Italise, edhe falja publike nuk do te ishte e mjaftueshme. "Eshte hera e trete qe mbi mua hidhen akuza te tilla, sidomos ne periudha te fushatave zgjedhore", tha me tej Berluskoni, i cili tanime eshte duke zhvilluar fushaten per zgjedhjet evropiane ne qershor. I pyetur per tre femijet e tij qe ka me Veroniken, Barbara, Eleonora dhe Luigi, ai tha se ata jane ne anen e tij. Shkak per vendimin perfundimtar per divorc, flitet se jane bere zgjedhjet e fundit te kreut te ekzekutivit italian, i cili perfshiu ne listen e kandidateve te partise se tij per Parlamentin Evropian, nje balerine, nje aktore, nje kengetare dhe nje miss. Keto kandidatura, vetem dy dite me pare, permes nje letre Veronika Lario, gruaja prej 30 vjetesh e Berluskonit, i ka quajtur "mbeturina te pacipa". "Une dhe tre femijet e mi, jemi viktima dhe jo bashkepunetore ne kete situate", mesohet te jete shprehur ajo. Kulmi, sipas saj, ishte edhe ditelindja e nje 18-vjecareje, e cila e quante Berluskonin "Papi". Mediat publikuan lajmin se Berluskoni ka qene pjese e ditelindjes se vajzes, me emrin Noemi Letizia, madje ka qene doreleshuar edhe me nje dhurate te cmuar. "Nje surprize shume e bukur. Vertet nuk e prisja qe 'Papi' te vinte", ka thene vajza per mediat, duke shtuar me pas se me Berluskonin kishte lidhje familjare.