Ekzekutimi i infermierit, policia merr dëshmitë e mbi 140 personave
ELBASAN - Shoqërime pa fund është duke kryer komisariati i policisë së Elbasanit, me qëllim rënien në gjurmët e autorit të vrasjes së 29-vjeccarit Erion Isaj.
Misteri mbi personat që kryen ekzekutimin në lagjen "Kala", të qytetit dhe motivet e tij ka shtyrë policinë të marrë dëshmitë e mbi 140 personave. Ata janë të afërm të viktimës dhe banorë të lagjes së vjetër elbasanase, kryesisht të rinj, që kishin njohje me infermierin. Por, ndonëse në deri orët e vona të ditës së djeshme kanë dhënë dëshmitë e tyre këta persona, asnjë prej tyre nuk e ka orientuar policinë drejt autorit. Ai vazhdon të mbetet i panjohur, ndonëse janë angazhuar të gjitha strukturat e policisë dhe prokurorisë për zbulimin e tij. Gjithashtu, grupi hetimor, kur kanë kaluar dy ditë nga ekzekutimi i të riut ka kërkuar dhe bashkëpunimin e banorëve të lagjes "Kala", të cilët mund të kenë parë ndonjë person nëpër rrugica mbrëmjen e së mërkurës, kur dhe u qëllua për vdekje me dy plumba, Erion Isaj. Nisur nga dyshimi se kalimtarë të rastit mund të kenë dalluar ndonjë person, duke lëvizur në rrugicat e Kalasë në atë orë, pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë nga kjo zonë. Një tjetër pistë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë është dhe identifikimi i të gjitha thirrjeve në telefonin celular të viktimës. Pasditen e djeshme, familjarë të viktimës tërhoqën nga morgu i qendrës spitalore "Xhaferr Kongoli" në Elbasan trupin, për ta dërguar në shtëpinë e tij në lagjen "Kala" nga ku, familjarët e tij, të afërm, miq e shokë do t'i japin lamtumirën ditën e sotme. Po dje, mbërritën nga SHBA-ja prindërit e Erjonit, të cilët mësuan lajmin tragjik për humbjen e djalit në momentet kur prisnin që ai të bashkohej me ata në kontinentin e largët. Specialisti i Drejtorisë së Higjienës në Elbasan, i diplomuar në Infermieri u ekzekutua me dy plumba pistolete, ndërsa po hynte në shtëpinë e tij, më lagjen "Kala". Policia dyshoi fillimisht për një vrasje me qëllim grabitjen e tij, por as portofoli i viktimës e asnjë objekt në banesën, ku ai jetonte i vetëm nuk ishte marrë. E vetmja pistë ka mbetur ajo e një konflikti të panjohur në Itali, prej nga ishte kthyer pak javë më parë. a.k