Revolta e banorëve të Hingës: Tragjedia quhet "etje uji"
Ngjarja e dy di-tëve më parë në fshatin Hingë të Beratit ka revoltuar tej mase banorët e saj. Sipas tyre, tragjedia që ndodhi e ka emrin "etje".
BERAT/ DILAVER XHELILI
Prej më shumë se një dekade, ata janë detyruar të hapin puse në mënyrat më primitive të mundshme. E pikërisht në kërkim të ujit, katër burra mbetën në korrent, pasi tubat e sondës me të cilën do të hapnin pusin u hasi në shtyllën e tensionit të lartë. Ende në fshat banorë të revoltuar shprehin dhimbjen për katër jetët që ikën duke lënë pas fëmijë jetimë, pa të ardhura e mirëqenie sociale. Viktimat Xhevahir Rrëbeshi, 55 vjeç nga fshati Hingë, i cili ishte i zoti i shtëpisë ku do hapej pusi si dhe tre punëtorët nga Lushnja, Xhevahir Bahaj, 42 vjeç nga fshati Delisufaj, Agron Pepa, 42 vjeç nga fshati Fiershegan dhe Hekuran Hekurani, 50 vjeç nga fshati Hallkaj u karbonizuan mëngjesin e së enjtes. Fiqiri Zeka është njëri nga banorët e këtij fshati, i cili teksa punonte në arat e tij, ka parë nga larg tragjedinë.
Zoti Zeka, ju jeni gjendur afër vendit të ngjarjes?
Po, unë isha afër shtëpisë së njërit prej viktimave, Xhevahir Rrëbeshit. Isha nisur për të shkuar në tokat e mija, por kalova afër tyre dhe i përshëndeta. Ata në ato momente sapo kishin filluar të instalonin pajisjet për hapjen e pusit.
Çfarë ndodhi më pas?
Që aty ku isha unë, dëgjoheshin fjalët e tyre. Pra, dëgjoja kur ata thërrisnin që të ngrinin lart tubin, i cili do të shërbente për të përforcuar sondën dhe për të nxjerrë dheun. Më pas dëgjova një zhurmë të madhe. Pashë një shkëndijë dhe tym. Shkova me shpejtësi për të parë nga afër çfarë kishte ndodhur. I gjeta të shtrirë në distanca pak të largëta. Ishin shpërfytyruar aq sa unë u tmerrova kur i pashë në atë gjendje. Ishin njëri më i dëmtuar dhe shkrumbuar se tjetri. I ngrita të katër viktimat me krahët e mi. Kishin vdekur. Mbërritën familjarët e Xhevahir Rrëbeshit. Më pas erdhi thuajse gjithë fshati. Xhevahiri nuk e gëzoi dot shtëpinë e re.
Pas tragjedisë, si është reagimi i banorëve?
Banorët e fshatit dhe familjarët e viktimës janë të tronditur. Ata thonë se kjo tragjedi e ka emrin "mungesa e pikës së ujit".
Përse fshati juaj nuk ka ujë?
Fshatit tonë prej 11 vjetësh i ka humbur pika e ujit. Që pas vitit '97, rrjeti i ujësjellësit është shkatërruar. Prej asaj kohe, kemi marrë shumë premtime, por nuk është bërë asgjë. Prej 11 vitesh fshati ynë është braktisur nga të gjitha qeveritë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë dhe deputetit tonë Marko Bello, që të mbajë premtimin e dhënë në fushatat elektorale. Po të kishte ujë fshati, nuk do të ndodhte kjo tragjedi e të mbesnin katër familje mes katër rrugëve.
Po komuna dhe ju si banorë të saj e keni ngritur shqetësimin?
Kemi kërkuar zgjidhjen e këtij problemi shumë herë, por kanë shkuar në vesh të shurdhët. Komuna është e pafuqishme për këtë situatë pasi nuk ka fonde. Nevojat i kemi zgjidhur me puse, por tani në verë, ato thahen për shkak se janë shpuar në thellësi të vogla. Shumë banorë mbushin ujë në fshatrat aty pranë, si Poshnjë Fiershegan, Banaj etj., duke udhëtuar një orë në këmbë.
Korrenti mori jetën e 4 punëtorëve
Mëngjesin e së enjtes, ndërsa po instalonin mjetet për të hapur një pus, Xhevahir Rrëbeshi, 55 vjeç nga fshati Hingë, i cili ishte i zoti i shtëpisë ku do hapej pusi si dhe tre punëtorët nga Lushnja, Xhevahir Bahaj, 42 vjeç nga fshati Delisufaj, Agron Pepa, 42 vjeç nga fshati Fiershegan dhe Hekuran Hekurani, 50 vjeç nga fshati Hallkaj u karbonizuan, pasi tubi me të cilin po punonin aksidentalisht u hasi në telat e shtyllës së tensionit të lartë.