E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i kolateralit nga bankat, ekspertët: Ndikon ne uljen e kredive të keqija

TIRANE- Ekzekutimi i kolateralit për klientët që nuk kthejnë kreditë, konsiderohet nga ekspertët si një faktor kyc për të ulur nivelin e kredive të këqija, tregues që sipas të dhënave të shoqatës së bankave ka arritur në fund të majit në 15.6%. sipas tyre kjo do të ndikonte në uljen e normave të interesit jo vetëm për kreditë, por edhe për shërbime dhe produkte të tjera që ofrojnë bankat për qytetarët.

“Një përqindje e lartë e kredive të pakthyera në afat brenda sistemit bankar, do t'i shtonte sistemit bankar një barë më të madhe, përsa i përket kostove të tij operacionale, të cilat në mënyrë indirekte do të shkarkonin presionin e tyre final tek konsumatori. Ekzekutimi duhet sa më i shpejtë i kolateraleve, pra i atyre praktikave për të cilat bankat tashmë po bëjnë vite që kanë depozituar dosjet përkatëse në gjykata. Pra, është kyc, qenia sa më fleksibël nga ana e gjykatave në drejtim të mbylljes së të gjithë procedurave”,- deklaroi eksperti i sistemit bankar, Elvin Meka.

Gjithsesi për ekpertët rritja e portofolit të kredive të këqija nuk prek likujditetin e sistemit bankar për të financuar ekoniminë, por vetëm ngushton fitimin e bankave.

“Ajo që mbetet për t’u përcaktuar ose për t’u thënë pa i rënë këmbanës së alarmit, është se teknikisht kreditë e këqija përvigjënohen nga ana e bankave, duke sakrifikuar një pjesë të fitimit të tyre. Pra, nuk është se ritmi i lartë, ose norma 14-15% e kredive do t’i çojë bankat në mungesë likuiditeti, kjo nuk është e vërtetë. Bankat në Shqipëri janë likuide, me një normë të kënaqshme likuiditeti”, - theksoi eksperti.

Një ditë më parë ministri i Financave, Ridvan Bode dhe guvernatori Ardian Fullani kërkuan ekzekutimin e kolateraleve në rastin e moskthimit të kredive, me argumentin se nuk cenohet vetëm sistemi bankar, por e gjithë ekonomia e vendit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›