E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasjet e fundit Burgaj Shkak konfliktet e castit

Drejtori i pergjithshem i policisë se shtetit Hysni Burgaj I ka cilesuar si konflikte te çastit ngjarjet kriminale te diteve te fundit. Sipas tij ne vend jane rregjistruar 4 vrasje me pak se vitin e kaluar ndersa vrasjet ne me te shumten e rasteve kanë si problematikë konflikte të çastit, të cilat nuk kanë lidhje me prishjen e qetësisë publike.

“Krahasuar me gjashtëmujorin e 2010 ne jemi katër vrasje më pak. Janë problematike. Janë konflikte të çastit. Nuk kanë lidhje me prishjen e rendit dhe qetësisë publike në tërësi. Ju garantoj që do ketë rend dhe siguri dhe Shqipëria tashmë një gjë të tillë e ka të sigurt”- tha Burgaj.

Deklaratat e kreut te policies se shtetit u bene gjate takimit me amabasadorin e OSBE-se Eugene Wollfarth mbi sigurine e kufirit dhe parandalimin  e ngjarjeve kriminale pergjate sezonit turistik. OSBE ka dhuruar dhe 20 kompiutera ne ndihme te policies se kufirit dhe migracionit kjo ne ndihme te menaxhimit te punes por dhe pas hyrjes se 340 mije qytetareve te huaj ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›